Presidenti i Kukësit me deklaratë të fortë: Bllokojmë kampionatin nëse nuk ka policë në stadiume (VIDEO)

Presidenti i Kukësit me deklaratë të fortë: Bllokojmë kampionatin nëse nuk ka policë në stadiume (VIDEO)

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici

Çështja e sigurisë në stadiume vijon të diskutohet, pasi ngjarja e Korçës, ku u përplasën tifozët e Skënderbeut dhe të Partizanit, shërbeu si kambanë alarmi dhe natyrshëm ngriti pyetjen: Duhet apo jo policia në stadiume?

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në lidhje me çështjen delikate të sigurisë publike në stadiumet shqiptare pas vendimit të fundit të Policisë së Shtetit për mosprezencën e forcave të rendit në stadiume gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore, u shpreh:

 

Unë e kam thënë që në fillim se siguria në stadiume nuk bëhet me Polici Private. Në Shqipëri nuk janë pjekur akoma kushtet ku tifozeria është e ndërgjegjësuar që ne të arrijmë të marrim përsipër sigurinë e stadiumeve me Polici Private.

Zgjidhja është që të rikthehet Policia e Shtetit në stadiume për të sigurar rëndin. Futbolli është një sport masiv dhe duke qënë i tillë ka tifoza të ndryshëm. Në fillime kemi pasur shumë tifoza në Kukës që vinin e thyenin stolat dhe policia i shoqëtonte për dy orë në Komisariat pastaj i lironte.

Kur do të luajnë ekipet që janë rivale si Kukësi-Partizani ose Partizani-Skënderbeu, do të kemi përsëri probleme të mëdha në sigurinë e stadiumeve.

Unë jam i mendimit që të gjithë presidentët e klubeve të Superligës, si dhe ata të Kategorisë së Parë, të bllokojmë Kampionatin nëse Policia e Shtetit nuk na mundëson dot sigurinë në stadiume, pasi Policia Private nuk është e përgatitur për turma masive.

Kur të kalojnë 2 muaj kampionat do të shtohet rivaliteti mes tifozëve, prandaj unë u bëj thirrje gjithë presidentëve që bllokojmë kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk merr masa për sigurinë në stadiume”.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aij: 28/08/2018 00:04

    PO MOR PO .... POR POLICIA DUHET PAGUAR E JO TE VIJE JASHT e GJATE 8 ORARSHIT QE PAGUHET ME TAKSAT TONA TPOPLLIT.... E TI TE SHESESH NESHJET E TFITOSH MOLIONA €....NE KURIZIN TONE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë