Presidenti i “Primalat”: Pas
aflatoksinës fshihet klientelizmi

Presidenti i “Primalat”: Pas <br />aflatoksinës fshihet klientelizmi
TIRANË - Fabrika e përpunimit të qumështit “Primalat”, e cila vetëm pak kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të vendimit të autoritetit të ushqimit në Kosovë dhe Shqipëri për heqjen e produkteve të saj nga tregu si pasojë e nivelit të lartë të aflatoksinës, ka rinisur sërish aktivitetin e saj.

Analizat e kryera në Itali treguan se niveli i aflatoksinës në qumështin e prodhuar në këtë fabrikë ishte në normat e lejuara, ndërsa sipas Presidentit të Fabrikës, Sami Gjergji, pas vendimit të autoritetit të ushqimit në Kosovë, fshihen interesa komerciale dhe konkurenciale të kompanive vendase të prodhimit të qumështit.
Gjergji u shpreh për “A1 Report!” së kompania do ta ndjekë këtë çështje edhe në rrugë ligjore, duke kritikuar trajtimin që disa media i bënë asaj.

Ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kosovë dhe Shqipëri u bëri thirrje qytetarëve të mos e konsumonin qumeshtin “Primalat” dhe kërkoi tërheqen tij nga tregu, duke pretenduar se analizat paraprake kishin nxjerre nivelin e aflatoksinës mbi normat e lejuara në të. Por, analizat më të thella të kryera në Itali, treguan të kundërtën.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson

Protesta e PD/ Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, militantët e Berishës përplasen me efektivët te sheshi Willson