Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi se një marrëveshje mbi ndarjen e përgjegjësisë për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut mund të ofrojë një rrugëdalje nga ngërçi midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për çështjen e Groenlandës.
Nauseda i tha Reuters se debati për Groenlandën po e zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe po i shërbente Rusisë. Nauseda i kërkoi Uashingtonit të ulte tensionet.
“ Rezultati më i mirë do të ishte thjesht të biem dakord për përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e rajonit të Arktikut dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. A është e mundur të arrihet kjo? Ne duhet të bëjmë çmos për të ecur në këtë rrugë, sepse kjo është rruga më e mirë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Forumi Ekonomik i Davosit/ Macron kundër Trump: Ai dëshiron një Evropë vasale, e papranueshme! Von der Leyen: Tarifat e reja doganore janë një gabim







