Presidenti i Malit të Zi, Milatoviç: Anëtarësimi ynë në BE deri në 2028. Brenda vitit, zgjidhim problemet në gjyqësor

Presidenti i Malit të Zi, Milatoviç: Anëtarësimi ynë në BE deri në 2028. Brenda vitit, zgjidhim problemet në gjyqësor

Ndërsa anëtarësimi në BE i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kushtëzohet nga vende anëtare të unionit, fqinji ynë verior Mali i Zi duket se po shkon më shpejt drejt bllokut evropian. Të paktën ky është opinioni i presidentit të sapo zgjedhur, Jakov Milatoviç, i cili në një intervistë për median britanike ‘The Guardian’ deklaroi se Podgorica do t’i bashkohet Bashkimit Evropian për 5 vite.

‘Forcimi i shtetit ligjor në Mal të Zi do të jetë një sinjal i rëndësishëm se vendi po përparon. Jemi optimistë se brenda 2028 do të jemi anëtarë të plotë në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi ynë do të tregonte edhe përkushtimin e BE-së", tha presidenti Milatoviç.

Kreu i shtetit malazez theksoi edhe se orientimi pro-perëndimor i vendit nuk do të ndryshojë edhe pse kryeministri, njëherazi aleat i Milatoviç u detyrua të bëjë aleancë me një parti pro-serbe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare në verë.

Ai premtoi përputhje 100 % me politikën e jashtme të BE-së dhe aktivizim më të madh në NATO. Në një intervistë për prestigjiozen britanike, 36-vjeçari tha se emërimet në gjyqësor do të bëhen brenda vitit 2023.

"Nën udhëheqjen time, ka zero tolerancë për korrupsionin dhe shumica e re parlamentare do t’i bëjë emërimet në gjyqësor deri në fund të vitit", tha Milatoviç.

Shteti fqinj prej 619 mijë banorësh aplikoi për t'u bashkuar me BE-në në vitin 2008, dy vjet pas fitimit të pavarësisë nga Serbia, por përparimi është ngecur nga shqetësimet për korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?