Presidenti i Parisit folit për shitjen, nga Spanja plasin ‘bombën’: Neymar i ofrohet Barcelonës për 50 milionë euro

Presidenti i Parisit folit për shitjen, nga Spanja plasin ‘bombën’: Neymar i ofrohet Barcelonës për 50 milionë euro

Neymar dhe presidenti i Paris SG

Një lajm i bujshëm është raportuar nga Spanja në lidhje me Neymar, futbiollistin e Paris SG, që ka përfunduar në merkato si pasojë të një deklarate të presidentit të klubit, i cili tha se ‘ndryshime rrënjesore do ketë në klub’. Khelaifi shtoi se ‘duhen lojtarë që e duan dhe luftojnë për Paris SG’.

Pak orë pas kësaj deklarate ‘El Chiringuito’ ka shkruar se Pini Zahavi, agjenti i futbollistit, ia ka pfruar atë Barcelonës. Madje kjo lëvizje e bujshme mund të kryhet për 50 milionë euro.

Gjithsesi edhe nëse kjo është e vërtetë Barcelona do ta ketë shumë të vështirë për shkak të problemeve ekonomike. Jo më kot Leëandoëski ka mbetur peng i kësaj çështje, por duhet kujtuar se Neymar është një ëndërr e vjetër e Barcelonës.

Në verën e 2019 u përfol fuqishëm se braziliani e mbylli me Paris SG për t’u kthyer te Barcelona, por sot e kësaj dite kjo ende nuk ka ndodhur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja