Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli pret Ruçin: Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar, Bashkimi Europian

Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli pret Ruçin: Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar, Bashkimi Europian

"Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar: Bashkimi Europian. Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike  dhe një stimul për gjithë Ballkanin Perëndimor.” kështu është shpehur Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli gjatë një takimi ditën e sotme në Bruksel me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kryeparlamentari Ruçi e falenderoi Presidentin Sassoli për mbështetjen e Parlamentit Europian dhe atij personalisht për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për çeljen e negociatave.

Ruçi e informoj Presidentin Sassoli për arritjet e Shqipërisë  në përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian për priroritetet kyçe dhe kërkoi mbështetje në këto ditë vendimtare për Shqipërinë dhe rajonin.

“Reforma në drejtësi po ecën me sukses dhe në muajt e ardhshëm do të bëhen funksionale edhe organet e reja të sistemit të drejtësisë.  Korrupsionin dhe krimin e organizuar e luftojmë me ligje më të ashpra dhe jo me retorika. Ne kemi vetëm një plan A për destinacionin tonë dhe ai është BE. Shqipëria kërkon çeljen e negociatave sepse i meriton ato dhe do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në. " ka thënë Ruçi.

Nga ana tjetër presidenti Sassoli e falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për informacionin e detajuar dhe shprehu mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave.

“Parlamenti Europian është i qartē në qëndrimet e tij sepse jemi shumë të kënaqur nga përparimi i Shqipërisë. Unë do t’i drejtohem mbledhjes së Këshillit Europian me prezantimin e qëndrimit të Parlamentit Europian pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Destinacioni i Shqipërisë është i qartë dhe i shkruar: Bashkimi Europian. Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është me rëndësi strategjike  dhe një stimul për gjithë Ballkanin Perëndimor.”, theksoi Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David McAllister,  me të cilin u bisedua mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian me Shqipërinë, duke u fokusuar në qëndrimet e përbashkëta në politikën e jashtme, bashkëpunimin rajonal e më gjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia