Presidenti i Polonisë vizitë dy ditore në Shqipëri, do pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj (Axhenda)
Presidenti polak, Andrzej Duda
TIRANË- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë. Andrzej Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presdidenti Bajram Begaj, ndërsa në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Presidenti polak pritet të mbërrijë në Tiranë më 10 maj.
Presidenca thotë se kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.
Më 11 maj, ora 11:00, presidenti polak do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.
Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.7%
-
Kurti
37.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1435
Lajme të tjera
-
Dy javë para zgjedhjeve parlamentare, nisin demonstratat masive në Varshavë
1 Tetor, 21:58
-
Emigrantët e paligjshëm në Evropë, Gjermania vendos kontrolle në kufijtë me Poloninë dhe Republikën Çeke
29 Shtator, 08:36
-
Begaj dekreton lirimin e ambasadorëve në Serbi, Rusi dhe Arabi Saudite! Emërohen 5 të tjerë
28 Shtator, 15:49
-
Polonia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në vend
28 Shtator, 07:32
-
Çfarë vlerësimi për Ernest Muçin, UEFA: Mbajeni mend këtë emër
27 Shtator, 10:39
-
Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare me Poloninë dhe Çekinë
27 Shtator, 07:46
-
Përcillet sot për në banesën e fundit ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ceremonia dot mbahet në Romë! Merr pjesë edhe Begaj
26 Shtator, 09:10
-
Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano
26 Shtator, 08:56
-
Polonia ‘blindon’ kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtese për të parandaluar emigracionin e paligjshëm
26 Shtator, 07:53
-
Presidenti polak Duda: Ne nuk do dërgojmë armë të reja në Ukrainë, të vjetrat po
25 Shtator, 11:26
-
Polonia akuzon Gjermaninë se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e saj parlamentare
25 Shtator, 10:56
-
Tensionet në veri të Kosovës/ Shpëtim Idrizi, thirrje Presidentit Begaj: Mblidh urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar!
24 Shtator, 17:59