REPUBLIKA CEKE - Presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, do të përballet me akuzën e “tradhëtisë kombëtare”, pasi të largohet nga detyra e tij ditën e enjte, ditë në të cilën i mbaron edhe mandati i tij zyrtar.
Ligjvënësit çekë aprovuan kërkesën e prokurorisë, që hetimi i ngritur ndaj Klaus të vazhdojë.
Tridhjetë e tetë senatorët në parlamentin çek prej 81-vendesh, të dominuar nga opozita e krahut të majtë, votuan me shumicë votash, që hetimi të vazhdojë. Vetëm Senati ka pushtet për të marrë vednime të tilla në sistemin ligjor të Republikës Ceke.
Prokuroria nisi hetimet mbi dyshimet se kreu i lartë i shtetit shkeli kushtetutën në një amnisti të përgjithshme, që e shpalli me rastin e Vitit të Ri e cila fali ose reduktoi dënimin për shumë krime, pezulloi edhe gjykimin e disa pushtetarëve apo figurave të tjera të larta, për çështje korrupsioni apo abuzimi me pushtetin.
Sipas hetuesve Klaus mund të ketë dashur të favorizojë klane pranë tij me këtë amnisti dhe nëse kjo do të provohet, atëherë rrezikon të kalojë jetën e mbetur pas hekurave.
Tradhëtia kombëtare është një prej akuzave më të rënda në kodin penal të çdo shteti si dhe në Ceki dhe është e dënueshme deri me burgim të përjetshëm.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com