Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë

TIRANË, 7 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shpalli sot listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë
Në njoftimin e Presidencës thuhet se, "Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë", pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë (si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë), si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore parashikuar nga pika 1 e nenit 3 të ligjit 151/2013".
Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të
Gjykatës së Lartë:
Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:
Astrit Kalaja
Entela Prifti
Fatos Qato
Luan Dervishi
Sokol Ngresi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
Adnor Shameti
Artur Gaxha
Ermir Dobjani
Ervin Pupe
Fatmira Luli
Genti Shala
Gjet Kola
Ilir Panda
Luan Daci
Mimoza Kajo
Mimoza Margjeka
Petrit Kaja
Pranvera Strakosha
Prel Martini
Rexhep Bekteshi
Shpëtime Pitaku
Sokol Sadushi   /a.ke/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501