Presidenti i ri/ Alibeaj: Nuk i ikim përgjegjësive, duam një figurë politike që t’i përfaqësojë të gjithë! Mazhoranca se ka legjitimimin ta zgjedhë e vetme

Ndryshe nga Sali Berisha që i ‘ka larë duart’ me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se është detyrim dhe përgjegjësi e çdo partie politike dhe askush nuk duhet t’i ikë kësaj përgjegjësie.

“E rëndësishme të diskutojmë për çështje të interesit publik dhe të interesit të PD. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Për zgjedhjen e Presidentit ju e dini që cili është qëndrimi im personal. Qëndrimi i grupit do të jetë pjesë e diskutimeve, duke mos i ikur përgjegjësisë por duke i marrë ato. Duam profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik dhe moral ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test për të gjitha palët të marrin pjesë në këtë proces. Konsultimet do të ndodhin edhe mes në mbledhje të grupit parlamentar. Zëri i çdo deputeti do të përcillet. Kjo mazhorancë fiktike nuk e ka legjitimimin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, edhe pse do ta donte”, ka thënë Alibeaj.  

Alibeja tha se Presidenti duhet të ketë njeri i ekuilibrave.

"Unë besoj që është e rëndësishme që procesi i zgjedhjes të jetë serioz. Të mos ngutemi. Nuk është çështje numrash, por të jetë një proces gjithëpërfshirës. Duke pasur këto synime pse jo të moralshme, deri dikur hyjnore për të zgjedhur të parin e  vendit, ky është testi. Duhet të jetë presidenti i të gjithëve. Konsultimi është detyrim. Në bazë të kësaj dhe të asaj se çfarë deputetë do të kërkojnë ne do të procedojmë. Testi i të gjithëve sot është të zgjedhim një president për shqiptarët”, tha ai.

Duke folur për situatën në PD, Alibeaj tha se kanë një platformë bashkimi 'që nuk synon interesin individual të personave me probleme, dhe se selia blu ka rregullat dhe institucionet e saj që do të mbeten të pandryshura deri në vendimin e gjykatës, pavarësisht veprimeve që bën Berisha.

"Ne kemi nxjerrë një platformë bashkimi që nuk synon interesin individual të personave që kanë probleme, por interesin e demokratëve. Interesi i demokratëve kërkon disa vlera, votat, anëtarësinë, një proces real një garë reale. Është e qartë që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe, kryesi, këshill kombëtar të PD, ato që janë sot e do vijojnë të jenë, rregullat e institucionet e PD. Çështja është në gjykatë, të presim gjykatën", vijoi Alibeaj. 

Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi e cilësoi Kuvendin e “Rithemelimit” të 30 prillit një miting të njëanshëm, e sipas tij kjo është një përpjekja e radhës e Berishës për të mbajtur PD e përcarë

“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen. Ka një platformë të shumicës dërmuese të grupit parlamentar të PD, që është një hap konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë të demokratëve që nuk e duan bashkimin dhe duan ta lënë përjetë në opozitë për interesat e tyre. Uroj që cilido të kapërcej veten dhe të mendoj interesin e PD. Kemi parë vetme përçarje deri tani, kjo nuk është zgjidhje për bashkimin dhe forcimin. Është gjendje për interesin e Berishës që bie ndesh më atë të PD dhe demokratëve", tha Bardhi. 

Sipas Bardhit asnjë nga deputetët që kanë firmosur platformën me 5 pika për bashkimin nuk është tërhequr.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Miting i njëanshëm për interesat e Berishës! Platforma e Alibeajt? Askush nuk u tërhoq, s’jemi karagjozë

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi i cili cilësoi Kuvendin e “Rithemelimit” një miting të njëanshëm, tha se kjo është përpjekja e radhës për të mbajtur PD e përçarë për interesat e Sali Berishës.

Ai theksoi se Grupi Parlamentar votoi për platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkim, ndërsa mohoi faktin se disa nga deputet janë tërhequr duke thënë se ata nuk janë karagjozë.

“Ka një miting tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshme si një akt për të vijuar përçarjen.

Ka një platformë të shumicës dërmuese të grupit parlamentar të PD, që është një hap konkret për bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë të demokratëve që nuk e duan bashkimin dhe duan ta lënë përjetë në opozitë për interesat e tyre.

Çdo deputet që i ka vënë emrin e tij asaj platforme ka shpehur qëndrimin e tij, vendimet merren nga institucionet që kanë të drejtë statutore, ne deputetet kemi shprehur mendimet tona sesi mund të arrihet bashkimin.  Secili prej deputetëve ka shprehur mendimet e tij në një mbledhje të grupit parlamentar që ka zgjatur 9 orë. Ai qëndrim është shprehur edhe me shkrim.

Nëse doni të ktheni deputetët e PD si karagjozë që në mëngjes mendojnë ndryshe dhe në darkë ndryshe. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr! Ka pasur deputet qe kanë propozuar gjëra shtesë. Edhe unë përveç 5 pikave kam pasur sugjerime të tjera. Me rëndësi është që për ato 5 pika, 32 deputetët kanë patur atë qëndrim dhe mendim për të arritur bashkimin. Forumet mblidhen sa herë ka çështje.

Uroj që cilido të kapërcej veten dhe të mendoj interesin e PD. Kemi parë vetme përçarje deri tani, kjo nuk është zgjidhje për bashkimin dhe forcimin. Është gjendje për interesin e Berishës që bie ndesh më atë të PD dhe demokratëve.", u shpreh Bardhi. 

Ora 10:30
Alibeaj: PD ka një platformë bashkimi që është në fuqi, çështja është në gjykatë, presim vendimin

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, teksa foli për situatën në PD, u shpreh se tashmë ata kanë një platformë bashkimi 'që nuk synon interesin individual të personave me probleme'. Ai shtoi po ashtu se PD ka ka rregullat dhe institucionet e saj, pavarësisht veprimeve që bën Berisha, dhe ato do të qëndrojnë njësoj deri në vendimin e Gjykatës.

"Kohë më parë grupi parlamentar PD ka nxjerrë pikat e veta të parimeve të bashkive, është në fuqi dhe do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës. Është diskutuar gjerë e gjatë. Është shprehur fare qartë qëndrimi i deputetëve. Fatkeqësisht pati një refuzim. Ne kemi nxjerrë një platformë bashkimi që nuk synon interesin individual të personave që kanë probleme, por interesin e demokratëve. Interesi i demokratëve kërkon disa vlera, votat, anëtarësinë, një proces real një garë reale. Është e qartë që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe, kryesi, këshill kombëtar të PD, ato që janë sot e do vijojnë të jenë, rregullat e institucionet e PD. Çështja është në gjykatë, të presim gjykatën", tha ai.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Je She jurist,pale: 29/04/2022 15:23

    lexo kushtetuten dhe i ke te gjithe Maxhoranca Ka legjitimitetin,Ja jep mandati i popullit :-udheheq procesin sipas ligjit dhe kushtetutes,ngre komisionet perkatese qe miratohwn ne kuvendi me shumice votash.Organizon procesin w diskutim -propozimeve.Percakron Kandidaturat me te mundeshem per konsensusi.Procedon ne kuvendi me tre raunde sipas kushtetutes.Dhe ne fund ..hop...del presidenti i ligjshem,te pelqen ose Jo Ty dhe te tjeteve.Ai eshte i ligjshem Pra maxhoranca Ka legjitimitet .percaktohej nga ligji.saliu dhe pjellat e tij ,perfshi Edhe nipin e kriminelit Isa Toskes,nuk zgjidhen,madje as propozohen

    Përgjigju
  • Loni: 28/04/2022 16:22

    Po ik o Alibasha se nuk te beson njeri. Do kesh te njejtin fund si dhe paraadhesi yt. Sa me shume te rrish, aq me shume i jep oksigjen pushtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare