TIRANË- Nesër do të mbahet seanca për votimin e presidentin të ri, ndërsa opozita ka paralajmëruar bojkot të procesit. Për analistin Ben Andoni, opozita mund të reflektojë dhe t'i bashkohet këtij procesi, pasi ka kohë të propozojë një kandidat edhe në këto pak orë që kanë mbetur. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, analisti shprehet se PD nuk doli dot me një kandiaturë të përbashkët për shkak të përçarjes që kanë brenda tyre.

“Sensi i rebusit nuk duhet për ti dhënë kredibilitet procesit, se nuk ishte proces. Opozita nuk arriti, për shkak të mungesës së votave të gjente një emër. Ata kanë mundësi të propozojnë një emër në këto pak orë të mbetura, por më shumë kandidaturat atje shikohen si problematikë e staturës së një grupi mbi një grupi tjetër, nuk vlerësohet kandidatura e një grupi tjetër”, tha Andoni në Report Tv.

Ndalur në kreun e ri të shtetit që pritet të votohet, Andoni tha se do të jetë një figurë nga e majta, ndërsa shtoi se për shkak të përçarjes pritet që të marrë edhe vota nga deputetë të PD-së.

“Presidenti nga Rama, por nuk mund të them dot është i Ramës. Është i papritur. I duhet të ruajë një lloj largimi nga të gjitha institucionet që janë në dorën e tij. Do ketë edhe vota nga opozita se loja që po bën një pjesë e opozitës, i gjithë procesi është për ta dëmtuar indirekt opozitën. Rama është distancuar në proces që ka deleguar të tjerë. Dvorani nuk mund të jetë kandidaturë që nuk mund të merret parasysh”, u shpreh Andoni.

Partia Socialiste do të mbledhë sot kryesinë, ku fokus i diskutimit do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Pas mbledhjes pritet të bëhet publik kandidatura që do t’i çohet Kuvendit nesër për votim në 18:00.