TRIANE- Ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Presidenti Nishani ka gjasa të zhvillohet në shi. Organizatorët e ceremonisë festive duket se kanë parashikuar gjithçka në detaje për ceremoninë e pasdites së sotme por nuk kanë planifikuar shiun.

Në fakt sinoptikanët kishin parashikuar reshje shiu dhe prishjen e kohës ditë më parë, por mesa duket organizatat nuk e kanë parë. Ndërkohë që moti siç duket dhe në faqen e shqiptarja.com parashikohet të jetë me reshje shiu të pandërprera deri nesër në mëngjes.

Deri në orën 13: 35 minuta në presidencë nuk është parë asnjë tendë kundra shiut, megjithatë organizatorët kanë kohë deri në orën 19:30 kur do të nisë dhe ceremonia zyrtare që do të zhvillohet në oborrin e presidencës.
(sg/shqiptarja.com)