Presidenti i ri, Bushati në 'Repolitix': Do jetë nga e majta, PD nuk dilte dot me një emër pa 'bekimin' e Berishës! Sula: Biznesi ka lobuar të jetë njeri i tyre

TIRANË- Vetëm dy ditë na ndajnë nga mbajtja e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u trajtua identikiti i kreut të ri të shtetit. Ish-deputeti Ervin Bushati shprehet i bindur se presidenti i ri do të vijë nga radhët e socialistëve, por që nuk do të jetë i përfshirë në politikën aktive.

Sipas tij, kreu i shtetit do vijë nga dy fusha, ose ajo e drejtësisë ose një njohës i mirë i çështjeve ndërkombëtare duke qenë se prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE.

“PS presidentin fundit duke pasur Mejdanin, nuk ka pasur më president, nuk duhet të kenë komplekse të kenë një socialist për president. S’jam me idenë që s’duhet të jetë politikan.(...)Nuk do jetë dikush që do jetë nga socialistët e radhëve të para, por duhet të jetë dikush që është me orientim dhe i beson një lloj filozofie, brenda filozofisë së majtë, ka pak largim nga politika aktive. Kryeministri nuk do të tregojë që jam në pikën më fortë, është akoma në ngritje. Nuk do të vendosë dikë që e ka vënë Rama dhe është i tij. Mendoj që do ketë aprovimin e qytetarëve. Do jetë nga dy fusha ose drejtësia ose integrimi”, tha Bushati në Repolitix.

Por deputeti demokrat, Dash Sula është i mendimit se presidenti i ri do të jetë nga fusha e biznesit, kjo sipas tij për shkak se politikanët janë të lidhur me biznesmenët dhe do ketë një lobim të fortë nga këta të fundit.

“Nesër në sajë të emrit do kuptosh që është lobim i biznesit. Lobim biznesmenësh. Ta them me arsye, elita politike në Shqipëri sidomos këto vitet e fundit janë kthyer në biznesmenë, nuk janë me politikën, janë pjesë e biznesit, kanë interesa biznesmeni dhe vendimet i marrin si biznesmen”, u shpreh Sula.

Ndalur në bojkotin e procesit të zgjedhjes së presidentit nga Partia Demokratike, Bushati shprehet se PD nuk mund të dilte me një emër të vetëm pa bekimin e Berishës, sepse ai ka marrë drejtimin e partisë.

“PD nuk mund të dilte me një emër, pa bekimin e Berishës, sepse ai është kryetari i PD-së. Që të dilte një emër duhej të merrte bekimin, nuk është nga ata Berisha që dilte e thonte për të mos e bërë radioaktiv presidentin, unë nuk merrem me këtë gjeni tre emra dinjotoz dhe jepjani PS, pastaj populli të thotë pse i mohuan se janë serioz”, vijoi Bushati.

Deputeti Sula e kundërshtoi, duke thënë se kjo nuk qëndron, por thjesht PD u tërhoq pasi procesi i zgjedhjes së presidentit është një tallje nga maxhoranca. Ai tha se nuk do të marrë pjesë në senacën e posaçme të shtunën.

"Nuk marr pjesë të shtunën në seancën plenare. Nuk marrim se është tallje, se presidenti i republikës, neni 98 i kushtetutës është një rudiment, duhet të hiqet. Minimumi duhet të ishte në kushtetutë dhe të kishte garim në tre raundet e para. Kjo është tallje me qytetarët”, tha Sula.

Të premten Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 17:00, ku pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit/es për presidentin e ri të vendit. Më pas pritet që të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohen emrat, për të kaluar në votim. Ditën e shtunë, 4 qershor ora 18:00 të zhvillohet raundi i katërt. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'