Presidenti i ri, takohen Fatos Nano
dhe Rexhep Mejdani

Presidenti i ri, takohen Fatos Nano <br />dhe Rexhep Mejdani
TIRANE-Pasi ka shpallur ambicien e tij për president, ish-kryeministri, Fatos Nano, ka filluar takimet intensive për të arritur këtë synim të  kahershëm. Burime pranë ish-kreut të Partisë Socialiste bëjnë të ditur se vetëm pak ditë më parë ai ka takuar ish-Presidentin e Republikës, Rexhep Meidani, i cili është i angazhuar në Këshillin Politik të PS. Duke e parë si pjesë e kësaj strukture, Nano mësohet të ketë diskutuar me Meidanin çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se disa burime saktësojnë se ish-presidenti i ka dhënë tre këshilla dhe tre rrugë që duhet të ndjekë Fatos Nano për të pasur shanse më të madhe mbi ambicien e tij. Një burim shumë i afërt me ish-kryetarin socialist tha se "Nano dhe Meidani janë takuar dhe më parë, do të takohen dhe në të ardhmen, sepse janë në një parti. Zoti Nano është prezent dhe në sintoni të plotë me zhvillimet politike në PS, PD dhe LSI. Për më tej duhet të flasë PS, sepse siç duket dhe nga lëvizjet e javëve të fundit, selia rozë po kolaudon fuqitë. Gjithçka ndodh është pjesë e një përgatitjeje të kujdeesshme e të gjithanshme". Ndërkohë takimi mbahet sekret dhe detaje të tjera rreth tij nuk jepen. Nano-Meidani vitet e fundit nuk kanë pasur marrëdhënie shumë të mira. Kjo për shkak se kur ish-kreu i Partisë Socialiste dha dorëheqjen, Meidani garoi përballë kryetarit aktual të PS Edi Rama. Por, me kalimin e viteve, sidomos kohët e fundit, duke qenë se ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj liderit aktual socialist, dy ish-drejtuesit e lartë të shtetit me sa duket kanë gjetur sërish urat e përbashkëta të komunikimit. Ish-kryeministri i Shqipërisë do të synojë që të kandidohet si emër nga PS dhe të marrë më pas edhe mbështetjen e LSI, PDIU, PBDNJ dhe deputetëve të pavarur Kastriot Islami, Dritan Prifti dhe Gazmend Oketa, në Parlament. E gjithë kjo rrugë që do të kërkohet të ndiqet nga Fatos Nano, ia shton shanset për të qenë në krye të presidencës pas mbarimit të mandatit të Bamir Topit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë