Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzon SHBA-në: Po destabilizon Ballkanin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzon SHBA-në: Po destabilizon Ballkanin

Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin para vizitës në Beograd ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Novosti” duke akuzuar SHBA-në për destabilizim të Ballkanit. Ai u shpreh se situata në Ballkan është shqetësuese.

“Për sa kohë që situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore, që synojnë të shpallin rolin e tyre dominues, mbetet një faktor serioz destabilizimi. Mali i Zi është tërhequr zvarrë drejt anëtarësimit në NATO. Si pasojë, vendi po kalon tashmë një periudhë destabiliteti politik” tha Putin.

Gjithashtu, Putin ka vijuar më tej me deklaratat e tij duke theksuar se “Ne e kemi thënë vazhdimisht se, gjithmonë e kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si reminishencë të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike”. Vladimir Putin pritet që të vizitojë Beogradin në 17 janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas