Axhenda e Presidentit Erodgan do të nisë me takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 11.30 ndërsa në orën 13.40 pritet konferenca e përvashkët për shtyp e dy presidentëve.
Në orën 14:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Axhenda e Presidentit turk vijon me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16.30.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin. Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jetë mbi 100.
Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë. Në maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.
Kryeministri Rama disa javë më parë në një forum biznesi në Stamboll ftoi investitorët turq të investojnë në Shqipëri, në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.