Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është i bindur se bota ka nevojë për futbollin dhe se institucioni që ai drejton është gati që ndeshjet të luhen edhe pa tifozë. Në një intervistë për Corriere della Sera numri një i futbollit europian ka deklaruar:” Prioritet është shëndeti i tifozëve,lojtarëve dhe drejtuesve. Unë jam optimist nga natyra dhe besoj se ka opsione që na lejojnë të rinisim kampionatet dhe ti çojmë deri në fund. Mund të rinisë futbolli edhe pa tifozë por gjëja më e rëndësishme është që futbolli të rikthehet. Në një kohë të tillë do u sillte shumë lumturi njerëzve edhe pse ndeshjet mund të shihen vetëm në televizion” sqaroi Ceferin.
Sipas Presidentit të UEFA-s çdo federatë po organizohet për të rifilluar së pari nga stërvitjet e ekipeve që në Itali dhe Spanjë dy shtetet europiane më të prekura nga koronavirusi mund të nisin më 4 maj. Por gjithmonë duke respektuar udhëzimet e autoriteteve ndërsa për të luajtur ndeshje do duhet edhe pak më shumë kohë. Pra fillimisht futbolli mund të shihet vetëm në televizione ndërsa për finalet e Champions dhe Europa League nuk ka ndonjë datë limit. Ndeshjet e Kombëtareve mund të rinisin në shtator por ajo që është e sigurtë dhe që UEFA e ka prioritet është përfundimi i të gjitha aktiviteteve futbollistike edhe pa tifozë në stadium. Për vijimësinë gjatë kësaj jave Uefa do ketë edhe mbledhje me sekretarët e përgjithshëm dhe Komitetin Ekzekutiv.
Përgatiti Andi Kapxhiu