Presidenti i UEFA-s shkon me makinën 200.000 euro të Armand Dukës në kryeministri, ironizon Braçe: Makinë luksi e një financieri në pulari që paguhet me 40 mijë lekë

Presidenti i UEFA-s shkon me makinën 200.000 euro të Armand Dukës në kryeministri, ironizon Braçe: Makinë luksi e një financieri në pulari që paguhet me 40 mijë lekë

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka shkuar në kryeministri për të takuar kreun e qeverisë Edi Ramës, me makinën e kreut të FSHF-së Armand Dukës. Ceferin nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka qe kushton 200.000 euro.

Për këtë ka reaguar, edhe deputeti PS-së Erion Braçe, i cili me ironi tregon pronësinë e makinës së Armand Dukës.

'Bentley Flying kjo makine! Ne targe; “Ad” nuk eshte Armand dhe, “Du” nuk eshte Duka! 777 nuk jane 3 numra bixhozi, janë numra targe! Kjo makine luksi eshte e nje financieri ne nje pulari qe nuk di pse quhet Armand Duka dhe e ka rrogen 40 mije leke ne muaj! Fluturon gomari, fluturon!'- shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën