
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar planin e Rusisë për ta kapur atë brenda natës dhe për të vendosur regjimin e tyre në Rusi. Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që t'i bëjnë presion Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin.
"Ne e kemi shkatërruar planin e tyre," tha Zelensky.
'Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij', tha ai. Zelenski tha se ushtria ukrainase ka rezistuar dhe se kanë zmbrapsur me sukses sulmet e armikut.
‘Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit - bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë - kthehuni për të mbrojtur Ukrainën.’
Ai u bëri thirrje edhe vullnetarëve nga jashtë. "Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne -- ju lutemi ejani, ne do t'ju japim armë."
Lajmi kryesor:
Ukrainasit rezistencë pushtimit rus! Moska nis sulm ajrore mbi Kiev: Negociatat dështuan! Perëndimi mban fjalën, armë drejt Ukrainës!










