Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për mediat ka deklaruar këtë mbrëmje se është një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.
“Jam një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.”-tha Meta.
Kreu i shtetit u ndal edhe një herë tek veprimet e opozitës dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se i është lutur me lot në sy që të shtynte zgjedhjet lokale.
"Kryetari aktual i papjekur i PD mu lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë, kryetari i papjekur i PD, u detyrova të shtyja zgjedhjet.”-tha Meta.
Meta theksoi se djegia e mandateve nga opozita dhe zerimi i saj në pushtetin vendor, janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë.
"Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon."-tha Meta.
Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për 'Trekëndëshin e Bermudës', Presidenti tha se ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Meta theksoi se Basha ka katër përgjegjësi madhore.
“Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. "-tha Meta.
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2500
Lajme të tjera
-
Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e ligjit për partitë politike
17 Prill, 19:56
-
Të padenjët që mbajtëm në shpinë
17 Prill, 19:36
-
Ylli Pata: Kodet e çartura të Ilir Metës, nga radio Moska te rrëzimi i prokurorëve
17 Prill, 19:06
-
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër
17 Prill, 17:23
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
A po përgatitet arrestimi i Metës dhe përse vijon me sulmet kërcënuese ndaj SPAK! Sonte në 21:00 në ‘Repolitix’ në Report Tv
17 Prill, 13:56
-
Akuzat për tradhti dhe nepotizëm, Kryemadhi mesazh Metës: Film i vjetër me një përfundim! Shfokusimi nga inceneratorët, shërbim ndaj Ramës e Veliajt
17 Prill, 13:01
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 11:58
-
‘Zgjodhi paqen pa kuptuar që luftën e ka brenda’, Meta flet për dorëheqjen e Braimllarit: E pres në Konventë
17 Prill, 11:57
-
Meta thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajua shqiptarëve! Krevatin tim do e vë te selia
17 Prill, 11:21
-
Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale
17 Prill, 11:13
-
Meta: S’do kemi më kryetar partie, por President! Kryemadhi? Të kandidojë, por s’ka më dy drejtues
17 Prill, 10:52