Gafa e rëndë e Metës/ Citon gabim sizmiologun grek dhe ngre alarmin për tërmet apokaliptik! LETËR Ramës

TIRANË - Një letër e pazakontë e presidentit Ilir Meta i është dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit flet se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin.

Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, konkretisht për "një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës", siç Meta shkruan në letër, e vërteta është tjetër. 

Shqiptarja.com kontaktoi përmes e-mailit me sizmiologun e vjetër grek, i cili në përgjigjen e tij përgënjeshtron Presidentin Meta duke thënë se nuk ka biseduar kurrë me të dhe se asnjëherë nuk ka bërë një parashikim të tillë.

"Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake. 

Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj",

Ekskluzivisht për Shqiptarja.com sizmiologu Akis Tselentis

Mbi citimin e gabuar, që nuk ekziston, Presidenti Ilir Meta, vishet me "kostumin" e sizmiologut, kur thotë se "vendi ynë është një nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë, prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore", - thuhet në letër.

Kreu i shtetit, kërkon nga qeveria të informohet mbi situatën, dhe a ka kapacitete vendi ynë për të përballuar një tërmet të përmasave të tilla? Meta shkon deri aty sa thotë se është gati të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

"Kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë",- shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës, Braçes dhe Xhaçkës.

Shqiptarja.com mësoi nga burime pranë Presidencës se letra është e vërtetë, ndërsa nga kryeministria u konfirmua se letra ka mbërritur pranë institucionit të tyre.

Edhe nga një kërkim i thjeshtë që Shqiptarja.com bëri në mediat ndërkombëtare, nuk flitet për asnjë deklaratë të tillë. Shkrimi i fundit është ai i 22 korrikut 2019, ku sizmiologu grek thotë:  “Të gjithë thanë se Athina rezistoi. Ajo nuk rezistoi. Imagjoni nëse do të kishte pasur një tërmet që mund të ishte i shkallës 6 Rihter, me fjalë të tjera, me magnitutë 30 herë më të fuqishme", është citimi i saktë i Akis Tselentis, që citojnë mediat e huaja. 

Nga një vështrim në internet, shihet se sa herë Greqia është prekur nga tërmetet, sizmiologu i njohur Tselentis, paralajmëron lëkundje të tjera tërmetesh. Por asnjëherë ai nuk është shprehur për një të tillë, 30 herë më të fuqishëm, një tërmet apokaliptik që mund të rrezikonte Ballkanin.

Letra e plotë

Të nderuar

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Presidenti i Republikës

Ilir Meta

LETRA E ILIR METES

 

Përgjigja me email e Prof. Akis Tselentis për gazetarët e Shqiptarja.com, Antonio Çakshiri, Greta Malaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 30/07/2019 11:29

    Idiot Meta qe ben nje leter te tille, aq me teper mbeshtetur mbi theniet e nje personinqe nuk ka ansje rol zyrtar ne Shqiperi. Per gjera te tilla Presidenti duhet ti referohet IGJEUM-it... Idioter edhe te gjithe gazetaret qe nuk informohen per sa shkruajne: termet 30 here me i forte sesa ai i Athines, nuk do te thote apokaliptik! Termeti ne Athine ishte i shkalles 5.1 Richter. 30 here me i forte do te thote 6.0 Richter - qe ka rene kushedi sa here... Sa per dijeni, nga shkalla 5 Richter ne shkallen 6 termeti eshte 33 here me i forte (shkalle logaritmike). Po ashtu nga shkalla 6 ne 7. Mos hani sapunin per djathe sa here hap gojen nje idiot!

    Përgjigju
  • Ardi: 30/07/2019 09:10

    Ne fakt ekziston nje interviste e tille te ciles i referohet Presidenti por ajo me teper se parashikim ka qene nje opinion personal i tij pas temetit e disa diteve me pare qe goditi Athinen.

    Përgjigju
    • Eri: 30/07/2019 11:05

      Ardi tha per termentin e Athines.Por jo se parashikoji per apokalips ose per ndonje termet me te forte nga ai ne Athine.

  • zamir mucllari: 30/07/2019 09:05

    Thonë që minjtë e ndiejnë tërmetin para se të bjerë ,dhe lëvizin për të gjetur vend më të sigurtë për t'u futur

    Përgjigju
  • Vlora: 30/07/2019 07:41

    Beni shpejt e shpejt gati projektligjin qe Presidenti nuk shpeton nga burgu edhe po u shpall me aftesi te kufizuar. Shpejt ti paraprijme alibise se hajdutit

    Përgjigju
  • Tutu: 30/07/2019 07:39

    Eh mor Like maskarai...tu desh nje termet te rrafshohej Shqiperia dhe historia , se ti baxhella dhe femijet e keni siguruar jeten jashte vendit... edhe pse je i biri i Rexhep Lej Fenit nuk je budalla ... je thjesht nje kriminel qe sa me pare duhet te mbyllesh prapa hekurave familjarisht se fare me te keqe njerezore nuk ka pare Shqiperia...

    Përgjigju
  • Tir: 30/07/2019 04:55

    O president katran me boje, po kush ta konfirmoi nga sizmologet shqiptare kete lajm ty,a pyete per tu siguruar para se te dergoje nga presidenca te tille leter? Ne fakt ky e di mire se si e shkaterruan me Saliun ne 2008 Institutin e sizmologjise,keshtu qe nuk ka besim as te Rrapo Ormeni,as te Ismail Hoxha etj lepiresa b.. Me vjen mire qe je katandisur keshtu o Ilir 7%_shi.Gjaku i 4 te vrareve ne mes te dites me 21 janar nuk do te lere te qete ty e familjen tende ne 7 breza. Ta futi Saliu edhe kete radhe bukur!!!

    Përgjigju
  • Nostradini: 30/07/2019 03:09

    Ky do me tregu se ka ushtrin ne gadishmeri e po ben presjon .

    Përgjigju
  • Xha temja: 30/07/2019 00:01

    Amanet drunjte se mushka na la

    Përgjigju
  • Saranda: 29/07/2019 23:36

    O like edhe sizmiolog u bere? Mos e ka pare mona ne filxhan termetin edhe deklaron sizmiologun greke. Perfundimisht je presidenti me I paafte qe ka ka pasur vendi jone, thjesh je hajdut

    Përgjigju
  • Studenti: 29/07/2019 23:32

    President qesharak, I paafte. Keshtu eshte kurr te aftet I lini pa pune dhe merrni militantet, ta perkthejne gabim informacionin. O like kur do te japesh doreheqjen??? Shqiptaret nuk I besojne budalliqet e tua. Uroj ta kalosh veren tjeter ne burg

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 29/07/2019 22:48

    Ndoshta e ka parashikuar Kizi termetin i cili pritet te godase politikanet shqiptare se shpejti.

    Përgjigju
  • Koli: 29/07/2019 22:43

    Dje me domatet, sot me termetet imagjinare, a eshte ne terezi ky ore apo eshte cmendur?! Presidenti qenka cmendur me plot goje!

    Përgjigju
  • Floriri: 29/07/2019 22:37

    Pse I referohet ku sizmologut grek e nik i referohet Monikes qe me filxhanin e saj magjik si doktore shkencash plagjiature eshte ne gjendje te parashikoje gjithcka, se sa i dalin kjo eshte tjeter pune Ky ose eshte cmendur , o kerkon te boshatise Ballkanin e te krijove trazira para se te shkarkohet

    Përgjigju
  • Jon: 29/07/2019 22:23

    Po bëhet me të vërtetë qesharak. E la politikën dhe po merret me filxhanin. Të shohim ku do përfundojë. Po na qesh dhe bota. Prandaj tha Rama që nuk biem dakord për motin hahaha. ...na duhet për teatër

    Përgjigju
  • Tirana: 29/07/2019 22:07

    Edhe me ra termete e perballojm si shtet.

    Përgjigju
    • Mini: 25/12/2019 01:26

      Imagjinar ishte termeti? Jam shumë kurioz ta di po tani pa mendoni...

  • Arbëri: 29/07/2019 21:35

    Ky me të vërtet ka ikur nga mendja, tragjike është të quhet president ky njeri !!!

    Përgjigju
  • London: 29/07/2019 21:16

    ore je mire ti nga trute e kokes? Si ore perhap panik kot? Te ishte aq e thjeshte te parashikoje termetet nuk do vuante njerezia.. I bej thirrje ambasadorit Japonez ta marre ne japoni ti ndihmoj nga termetet.. Ahh ti nuk je mire o president.

    Përgjigju
  • Patiqja: 29/07/2019 21:07

    O Like, ike per lesh Monike

    Përgjigju
  • ToniCH: 29/07/2019 20:57

    Ku ma gjen!?!!! T‘ju boj rrafsh i here e mire!!! Rrace parazite!

    Përgjigju
  • edi: 29/07/2019 20:56

    Te dashur Bashkeatdhetar Ky fytyre qe shikoni ketu dhe jep lajme te frikeshme ,eshte krijesa me e ndyre ne Boten ,ku jetojme dhe kerkojme liri dhe real Democracy .Mendja e tije eshte per lemsh ,ku si nje kopuk fukara i Skraparit Komunist ,hyri ne Politiken e re si mund ta quajme epoke e re e Shqiperise ,Sebashku me panteren e kalbur plak Berishen ,kete eurodeputetin e Dibres Lulushin ,natyrisht me zonjen e humbur kohet e fundit ,jane tronditur rreth fatit te tyre gopsek dhe super/mashtrues hajdute e te gjithe Pasurise Kombetare , Sheh enderra nuk fle.ka shqetesime brenda ne hijen e tije ,dhe sjell lajme Tronditese ne Popullin qe te krijoje nje te ardhme te frikeshme ne Kombin Shqipetar , Dhe qarte shihe ato bretkose nuancat qe te kall friken , duke u ngrdheshur se dicka do ndolle se na ishte or sna ishte , nje toke Greke or Shqipetare ,qe do lekundet ,dhe ky babaziu do shpetoje nga pasuria e super/tejshme qe ka ,serish do jetoje ne parajse , kur te tere ate Popull qe ai bastard i vodhi i grabiti dhe mashtroje do te zhduken dhe ska burre qe te ndaloje kete EVIL dhe crendesi ka se ju volli Popull dhe spendohet ,por sajon cdo gje te frikeshme qe mendon ne jeten e tije Sketerre vetem e vetem qe te ju perpije natyra or kushdo dhe Dordoleci i Komunizmit te jetoje si pasha ,me tere Pasurine qe ju volli Nese eshte koha per lajme te tilla ne Shtetin Shqipetar ka experte te Sismologjise qe jep sakte cfare do ndolle ,Jo sajesat e nje Pushti dobic per te krijuar anamoli , Krijesa te tille duhen zhdukur nga faqja ce Kombit Shqipetar , Perbindesh i tille ishte dhe Dajua i tije SULO-GRADECI

    Përgjigju
  • vape e madhe: 29/07/2019 20:50

    vapa ben punen e saj.ore cfare behet keshtu??/ne ke bote jetojm??te mbledhi shtabin?/hahahahah diku ne vend tjeter fle lepuri ahhahaahahaha.termet mund te bjer ne cdo kohe ne cdo vend te botes por skemi pare te mblidhet shtabi para kohe..ahahah loja lufte,si puna e zborit.hajde te bejm zborin se si dihet ndonje lufte,ahahahah

    Përgjigju
  • 007: 29/07/2019 20:49

    Z.President. Ushtroni autoritetin qe te jep pozicioni qe keni dhe kontaktoni me qetesi dhe dashuri te gjitha organet perkatese. Kjo ceshtje nuk ka nevoje per vemendje publike.

    Përgjigju
  • Mondi: 29/07/2019 20:48

    Edhe ai filxhanin ka pare Shkelqesi termet ka ne koken tende Na ke care k...... Opsioni me I mire per ty Harakiri me brisk rroje Ose rruajua te gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • Toni: 29/07/2019 20:34

    imagjino qe ky paguhet me taksat tona vec vjedhjeve qe ka bere ne vite

    Përgjigju
  • Filxhani magjik: 29/07/2019 20:20

    Po i ndrituri im dhe filxhani ashtu me tha,po per ndonje vullkan ca thuhet,mblidhe njeher shtabin,ekziston mundesia te dali llava rrugeve?

    Përgjigju
  • Blenard: 29/07/2019 20:06

    Obobo ku paska ikur fate

    Përgjigju
  • Shkodrani: 29/07/2019 19:59

    Ta tha moni nga filxhani i fundit

    Përgjigju
    • Toni: 29/07/2019 21:59

      Ky po bene sikur ka ikur per ti shpetuar burgut.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK