Nëse dje ishin në protestë disa peshëngritës në zyrat e KOKSH, mes të cilëve edhe kampioni i Europës, Briken Calja, bashkë me drejtuesit e FSHP-së, pasi janë pezulluar nga Lojërat Mesdhetare, sot Calja është pritur nga Presidenti i Republikës.

Duket se peshëngritja ka marrë indirekt një mbështetje nga një ish-sportist i kësaj disipline, tashmë President i Republikës. Më konkretisht, kreu i shtetit, Ilir Meta, ka takuar sot fituesin e tri medaljeve të arta në Kampionatin Europian të fundit, Briken Calja, me të cilin ka pozuar dhe foton e ka shpërndarë në rrjetin social të Facebook-ut, duke shtuar edhe nje status-mesazh:

Kënaqësi të takoja sot peshëngritësin Briken Calja, fituesin e 3 medaljeve të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, shumë të çmuara në këtë Vit të Skënderbeut. Shpresojmë të tjera medalje gjatë këtij viti, jo vetëm nga peshëngritja, por edhe nga sporte të tjera.

Presidenti Ilir Meta në Facebook