
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, mbrëmjen e djeshme (4 Nëntor), tha se Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime lufte.
"Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij, SHBA, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen për krimet e luftës të kryera në Gaza", tha Raisi.
Ai gjithashtu shtoi se heshtja e SHBA-së dhe e disa vendeve të tjera dhe furnizimeve të tyre me armë në Izrael janë dëshmi e standardeve të dyfishta të Perëndimit dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e sionistëve.
“Heshtja e Shteteve të Bashkuara dhe e një numri vendesh evropiane dhe furnizimi i tyre me armë në Izrael janë dëshmi e standardeve të dyfishta të Perëndimit dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e sionistëve”, tha Raisi.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet










