Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të vijoi të luftojë kundër SHBA-së dhe Izraelit (të cilët ai i cilësoi si shtypës), nëse sipas tij, këto vende do vijojnë me politikat e ‘kolonializmit’.

"Politika e Republikës Islamike të Iranit është të zgjerojë marrëdhëniet miqësore bazuar në respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta. Politikat e kolonializmit dhe shfrytëzimit nuk do të kenë vend në botën e së ardhmes. Ashtu si toleranca është thellësisht e rrënjosur në kulturën e popullit tonë, lufta kundër shtypjes shkëlqen në historinë e kësaj toke", shkroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një postim në 'X'.


Lajmi kryesor:

 Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni replikon: Është vetëmbrojtje