Foto: Masoud Pezeshkian
Qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj bisedimeve me Iranin është "jo konstruktive" dhe "kontradiktore", duke nxitur mosbesimin e Teheranit, shkroi në X presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
“Respektimi i angazhimeve është themeli i dialogut konstruktiv. Mbetet një mosbesim i thellë dhe historik në Iran ndaj sjelljes së qeverisë amerikane, ndërsa sinjalet jokonstruktive dhe kontradiktore nga zyrtarët amerikanë që dërgojnë një mesazh të hidhur: ata kërkojnë dorëzimin e Iranit", shkroi Pezeshkian.
Iranianët, theksoi presidenti, "nuk do t'i nënshtrohen forcës".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Marrëveshja me Teheranin firmoset nesër, ose bombardimet do të fillojnë përsëri! NYT: Delegacioni iranian me Ghalibaf të martën në Islamabad










