Populli ukrainas i befasoi të gjithë duke votuar komedianin, Volodymyr Zelenskiy, si President të tyre kundrejt politikanëve aktiv. Mesa duket ukrainasit kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi presidenti Zelenskiy po reagon mirë kundrejt presioneve ruse.
Kujtojmë se pak kohë më parë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se ishte i gatshëm ti ofronte çdo ukrainasi që dëshironte pasaportën ruse, raporton The Guardian. Nga ana tjetër presidenti i ri i Ukrainës jo vetëm që ka refuzuar këtë 'ofertë' por ka hedhur një sfidë ndaj Putinit duke thënë se çdo rus që dëshiron mund të paiset me pasaportë ukrainase.
Ai edhe pse zyrtarisht emërohet në detyrë në qershor nuk ka ngurruar ti përgjigjet Putinit.
“Ne e dimë shumë mirë çfarë na jep pasaporta ruse, të drejtën për tu arrestuar për një protestë paqësore dhe të drejtën që të mos kesh zgjedhje të lira dhe konkurruese” shkruan Zelenskiy në Facebook. Ai shtoi se në dallim nga Rusia “ne ukrainasit e kemi lirinë e fjalës, lirinë e mediave dhe internet në vendin tonë”.
Komento