Presidenti kroat pyetet nga studenti nga Kukësi në 'Columbia University' për 'Open Balkan': Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit (VIDEO)

'Iniciativë që nuk dëmton rrugën e integrimit të Ballkanit', kështu e konsideroi 'Open Balkan' Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndërsa u pyet në lidhje me këtë çështje nga një student nga Kukësi në 'Columbia University'.

Bekim Bruka pyeti Milanoviç se cili është pozicioni zyrtar i tij për këtë iniciativë dhe nëse përbënte kërcënim për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe përgjigjja e Presidentit kroat ishte e qartë në mbështetje të kësaj iniciative.

"Në njohurinë time përfshin tre vende. Pra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Nuk shoh asgjë në këtë iniciativë që do të përbënte rrezik për çështjen evropiane të këtyre vendeve. Por pozicionet janë të ndryshme. Në rastin e Shqipërisë shoh përpjekje reale dhe sinqeritet. Në rastin e Kosovës, që ju nuk e përmendet, e shoh që vjen nga një nga këto vende, është më shqetësuese pasi pesë shtete te BE nuk e njohin Kosovën si të pavarur sipas ligjit ndërkombëtar. Pra si shtet. Maqedonia është e njohur plotësisht, nënshkroi marrëveshjen me Greqinë për emrin. Së fundmi ka mbetur për shkak të Bullgarisë, disa çështje edukimi dhe libra historie në shkollat publike të Maqedonisë. Nuk mund ta besoj këtë, është histori, një hapësirë e shtetit dhe nuk ndërhyhet në të. Hapësirat e hapura po, por duhet të shohim çdo të ndodhë", tha Milanoviç.

'Ballkani i Hapur' është një nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që synon të krijojë një zonë të tregtisë dhe lëvizjes së lirë brenda Ballkanit Perëndimor. Iniciativë që është kundërshtuar jo pak nga Kosova që ka refuzuar t'i bashkohet, gjë që ka çuar jo pak herë në përplasje mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij Albin Kurtit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar