Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel Bermúdez është takuar ditën e sotme me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se vizita e presidentit kubanez në Turqi zhvillohet në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe të bazuara në bashkëpunimin për të mirën e dy popujve.

Presidenti Kuban mbërriti në Turqi nga Rusia, ku u takua me presidentin Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë, me të cilët analizoi planin e bashkëpunimit të ndërsjellë deri në vitin 2030 dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e tij ka shkaktuar paqartësi pasi mund të konsiderohet si një shprehje mbështetje ndaj Vladimir Putin.