KUBE - Presidenti kubanez Raul Kastro tha se do të qëndrojë deri në fund të mandatit të tij të dytë në vitin 2018, pas rizgjedhjes së tij nga Asambleja Kombëtare.
Raul Castro, 81 vjeç zyrtarisht mori presidencën në vitin 2008, dy vjet pas zëvendësimit të vëllait të tij të sëmurë Fidel.
Kuvendi i partisë komuniste, gjithashtu zgjodhi Miguel Diaz-Canel Bermudez si zëvendës-presidentin e Raul Castro.
Diaz-Canel, 52 vjeç, është parë nga analistët si njeri bensik dhe pasues i Raul Kastros.
Të dielën 86-vjeçari Fidel Castro, i cili ka qenë në pushtet për pesë dekada, bëri një paraqitje të rrallë publike në sesionin e hapjes së Kuvendit në kryeqytetin kubanez në Havana.
Duke iu drejtuar Kuvendit pas rizgjedhjes së tij të dielën, Raul Kastro tha se ky do të jetë mandati i fundit.
Gjatë viteve të tij në pushtet, Raul Kastro ka lehtësuar disa kufizime mbi liritë personale, duke hequr ndalimin e telefonave celularë dhe kompjuterave në shtëpi dhe hoqi nevojën e qytetarëve, për të blerë viza të shtrenjta kur udhëtojnë jashtë vendit si turistë.
Megjithatë, në fjalën e tij, ai theksoi: "Unë nuk u zgjodha për të qenë president për të rikthyer kapitalizmin në Kubë, unë u zgjodha për të mbrojtur, ruajtur dhe të vazhduar socializmin për ta mos e shkatërruar atë''.
Kuba ka luftuar, që të ringjallë ekonominë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe tani mbështetet kryesisht në mbështetjen e qeverisë së krahut të majtë të Venezuelës.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com