TIRANË – Në limtin e afateve që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë, Kuvendi do të nisë sot procedurat për përzgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka thirruar sot në orën 10.00 konferencën e kryetarëve të grupeve kuvendore ku do të bëhët miratimin e etapave dhe shpalljen e ditës së votimit për Kreun e ri të Shtetit.
Takimit i parapriu mbledhja e djeshme e grupit kuvendor socialist, nën drejtimin e kryetarit Gramor Ruçi. Burimet brenda takimit thanë për Shqiptarja.com dhe A1 REPORT se ka patur diskutime mes të tjerash për mënyrën e votimit për kandidatët. Prej kohësh socialistët kanë shprehur qëndrimin e tyre për të votuar me zarf të mbyllur për Presidentit e Ri. Por, kjo pikë, sikundër edhe “raundet” presidenciale pritet të shkaktojnë jo pak debate në konferencën e kryetarëve.
Mbledhja e konferencës do të bëhet përpara seancës së zakonshme të së enjtes në Kuvend.
PROCEDURAT NË KUVEND
Rregullorja parlamentare (neni 109) përcakton se Presidenti i Republikës zgjidhet në përputhje me nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, me votim të fshehtë dhe pa debat. Konferenca e Kryetarëve cakton datën e kryerjes së votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit. Ndërkohë, komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare, sipas afatit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve.
ÇFARË THOTË KUSHTETUTA?
Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
PRESIDENTI SHTYN REFORMAT
Me nisjen e procedurave kushtetuese për Presidentin e ri të Republikës, shtyhen të dyja reformat, ajo zgjedhore dhe parlamentare. Sot ishte afati i fundit për të cilin palët duhet të kishin gjetur zgjidhjet për pikat e nxehta të reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. Por asnjë konsultë apo negociatë nuk është zhvilluar ditët e fundit, pasi kryeministri ishte në në Çikago në samitin e NATO-s. Ishte Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili i kërkoi politikës shqiptare përfundimin e të dy reformave brenda datës 24 maj, para nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit. Ndërkohë që deri më sot nuk ka asnjë draft zyrtar për dy reformat: zgjedhore dhe parlamentare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

OSBE: Duhet konsensus për presidentin e ref. zgjedhore