Presidenti, LSI: Koha për
takimin Meta - Rama

Presidenti, LSI: Koha për <br />takimin Meta - Rama
TIRANË – Përballë heshtjes së deritanishme të demokratëve, aleati i tyre i madh, LSI nuk ka vonuar përgjigjen ndaj ftesës së kryesocialistit Rama për të nisur dialogun për një president konsensual. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ishte mbrëmë i ftuar në emsionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka.
“Nuk është çudi që të ndodhë një takim Rama- Meta. Zgjedhja e një Presidenti konsensual është kthyer në një kusht të 13-të të Bashkimit Europian për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Ky është një kusht =i pashkruar i Bashkimit Europian dhe është kryesori për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria”, tha Rama gjatë intervistës.
Në rrethet politike dhe mediatike po qarkullon prej kohësh ambicia e LSI për të qenë protagoniste, dhe pse jo edhe të ketë emrin e saj në garën presidenciale.
Deri më tani, Fatos Nano është i vetmi politikan që ka zyrtarizuar, të paktën politikisht të qënit pjesë e garës presidenciale. Ndërkohë, një ditë pas letrës së hapur që Rama u dërgoi drejtuesve të partive parlamentare, nuk ka ende asnjë përgjigje zyrtare prej tyre.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori