Presidenti, Mejdani: PS s’ka
votat për kandidatin Nano

Presidenti, Mejdani: PS s’ka<br />votat për kandidatin Nano
TIRANË - Ish kreu i shtetit, Rexhep Mejdani e sheh si të vështirë realizimin e synimit të Nanos për të qenë presidenti i ri i vendit. Ai komentoi sot për mediat vetëkandidimin, duke pohuar se sfida kryesore e ish kryeministrit socialist është respektimi i Kushtetutës për të qenë një emër konsensual.

“Nuk kanë rëndësi emrat e kandidatëve, presidenti duhet të jetë konsensual. Konsensusi? Është pjesë e jetës politike shqiptare. Ka një provlem me kushtetutën dhe mënyrën e përzgjedhjes së presidentit, kërkon mbështetje prej 20 deputetëve të parlamentit duket sikur çdo gjë ështtë e zgjidhshme, por problemi siçshihet sot nuk lidhet shumë me qytetarin, është brenda lojës politike, drejtuesve kryesorë të forcave politike, më duket i pakuptimtë, sepse i tillë është procesi tek ne, edhe vetëkandidimet janë artificiale. Nuk është gjetur zgjidhja për të përfshirë realisht qytetarin, kjo zgjidhje mundet të arrihej nëse do të kishte një vullnet politik për të bërë një ndryshim kushtetues për këtë përfshirje qytetare për zgjedhjen e presidenit nga populli”, tha Mejdani.

Vetëkandidimi i Nanos?
Është pjesë e një loje politike dhe duke qenë e tillë duke munguar akoma bashkëveprimi mes forcave kryesore, presidenti ka shumë shance të zgjidhet në raundin e katër ose të pestë, zgjidhja do të jetë nga një shumicë e thjeshtë parlamentare, gjë që ka proleme përsa i përket atij neni kushtetues që lidhet me përfaqësimin e presidentit si personi kryesor i unitetit të popullit që bashkon forcat politike jo i ndan ato.


Do e këshillonit PS të mbështesë zotin Nano?
Nuk mund të flas fare për emra, nuk kam opinon konkret për kandiatë konkretë. Nano nuk e plotëson për të kandiduar si president i republikës, por sepse në fund të fundit duhet vota, për tu bërë president për tre raunet e para kërkon 84 vota, për tu bërë president në raundin e pestë kërkohen 71 vota, nëse këto mund t’i gjejmë mund të jetë president nano, një kandidat tjetër ose mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat