Presidenti Meta apel politikës: Reflektoni, në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari

Presidenti Ilir Meta shtroi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për besimtarët myslimanë. Gjatë fjalës së tij ai përcolli një mesazh për përhapjen e vlerave njerëzore. Ai deklaroi se politika duhet të jetë reflektuese pasi në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari.

"Muaji i Ramazanit është një mundësi për të shpalosur dashurinë për atdheut. Për Zot dhe për flamur shqiptarët u rreshtuan krah njëri-tjetrit. Muaji i Ramazanit fton besimtarët të tregojnë vlera njerëzore në veçanti për të varfrit dhe të gjithë ata që kanë më shumë nevojë. Besimi tek zoti na jep një forcë për t'iu përkushtuar atdhedashurisë. Shqipëria është e njohur për shembullin e harmonisë fetare. Aleanca dhe harmonia janë instrumenti me të cilin ne përballemi me rrezikun e kohëve moderne. Ky atribut duhet të manifestohet në radhë të parë në politikë. Në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari. Edhe politika duhet të jete me reflektuese dhe me shumë besim. Besimi dhe aktet e mira duhet të jenë parësore. Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për të tjetër. Shpresoj që bajrami të na gjejë me begati, të dalim në rrugën e duhur. Ju angazhoj për përpjekjet e mia për të ardhmen e bashkuar të vendit tonë", deklaroi Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 24/05/2019 09:05

    A i ka pare ky njeriu i zotit qe ka si vend te shenjte malin e tomorrit ,se cfare ka bere Ilir Meta duke e shkaterruar ,apo i pelqejne dhe atij ato pune.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/05/2019 08:58

    Muaj i shenjtë? I shenjtë për ç’farë ? Yyyyyyt fundrrinë!

    Përgjigju
  • Tradhtaret: 23/05/2019 23:53

    Kur edhe te "derguarit e zotit" hane buke me shejtanin pse u dashka qe ne te besojme tek fjalet e tyre.Politika dhe feja si krypa me sheqerin.Per te miren e popullit.

    Përgjigju
  • USA: 23/05/2019 22:02

    KUR FLET DHE KY PER REFLEKTIM KY ESHTE KOKA E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT NE SHQIPERI HAJDUT ORDINER

    Përgjigju
    • Ariu: 23/05/2019 22:41

      O President po iftari shtrohet per hallexhinjte ........

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur