‘Zbutet’ Presidenti Meta, dekreton pas një viti kreun e SHISH, Helidon Bendo

TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas një viti bllokim ka dekretuar në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Prej 31 tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që dje, në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm të dekretojë Bendon në krye të SHISH.
Deri tani, Helidon Bendo ishte i komanduar në drejtimin e institucionit, që pas largimit të Visho Ajazi Likës ambasador në NATO. 

Presidenti Ilir Meta në ditët e fundit ka bërë tre lëvizje që kanë hapur debat, dy nga të cilat ditën e djeshme. E ndërsa të dielën refuzoi dekretimin e Sandër Lleshit, dje (vendimi u zbardh sot nga Presidenca) dekretoi emrin e propozuar nga Rama në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe propozoi anëtaren e Kushtetueses Vitore Tusha në postin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mbetet për t'u parë nëse lëvizja e fundit e Presidentit me dekretimin e Bendos do të ndikojë në uljen e tensioneve mes institucioneve që nisi me refuzimin e Sandër Lleshit. 

Dekreti i emërimit të Helidon Bendos


KUSH ËSHTË KREU I SHISH
Helidon Bendo është pasuesi i Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. Ai u propozua në këtë post nga kryeministri Edi Rama në tetorin e 2017. Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të SHISH, i emëruar në prill të vitit 2016 me dekret të ish-presidentit Bujar Nishani. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA. Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Helidon Bendo është drejtori i 10 i SHISH pas vitit 1990 në Shqipëri.

Drejtorët e SHISH pas 1991 në Shqipëri
Irakli Koçollari 1991 – 1992
Bashkim Gazidede 1992-1997
Astrit Kodra 1997 i komanduar
Arben Karkini 1997
Fatos Klosi 1997-2002
Petrit Myftari i komanduar në 2002
Kujtim Hysenaj 2002
Bahri Shaqirin 2002-2012
Visho Ajazi Lika 2012-2017
Helidon Bendo 2017--

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Dekratimi i kreut të SHISH nga Meta, Rama: Reflektim pozitiv i presidentit, për t’u përshëndetur

 Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Dekretimin e Bendos nga Meta pas plot një viti, Rama e ka lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm të emëruar nga vetë ai, Sandër Lleshin.  

Nuk e kam humbur besimin se presidentin nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi Lleshin. Ashtu sikur nuk e kisha humbur për drejtorin e SHISH. Realisht çdo reflektim pozitiv është për t’u përshëndetur, aq më tepër Presidenti i Republikës. E përshëndes dekretin dhe e uroj kreun e ri të SHISH,  për të filluar reformimin e thellë të institucionit. 

Edi Rama, kryeministër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal Suljoti: 06/11/2018 14:13

    Urime dhe suksese ne pune zt. Drejtor!

    Përgjigju
  • besford fadil " BAJG " gjoleka: 06/11/2018 11:18

    Shikoni se çfar palaço është presidenti i Shqipris. Njeri pa moral pa dinjitet e pa kapacitet. Mjer populli Shqiptar se çfar po i punojn këta palo politikan.

    Përgjigju
  • Lili: 06/11/2018 09:48

    Nuk e di a e ka kuptu populli se kta jan nje? Kta na kan marr edhe lulinnnnnnn oooooo

    Përgjigju
  • Luan Hamiti: 06/11/2018 09:29

    Përgëzime z. Bendo për emërimin në postin e Drejtorit të SHISH!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas