Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka akorduar sot Arqipeshvit të Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”me motivacionin për kontributin e shquar në drejtim të ripërtëritjes shpirtërore të besimit katolik në vendin tonë, për nxitjen, inkurajimin e promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës paqësore, harmonisë dhe dialogut ndërfetar dhe në mirënjohje ndaj përkushtimit të paepur për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes dhe rivendosjen e pajtimit kombëtar.
Meta u shpreh se ky vlerësim solemn përkon me jubileun e Vitit të Skënderbeut dhe nga ana tjetër dekorata mban emrin e Shenjtores së madhe për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza . Gjatë ceremonisë presidenti Meta u tha se:
Ky vlerësim solemn përkon me jubileun e Vitit të Skënderbeut dhe nga ana tjetër dekorata mban emrin e Shenjtores së madhe për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza. Kontributi i Imzot Massafrës në Shqipëri, prej më shumë se 25 vitesh - si një udhëheqës shpirtror dhe një klerik i devotshëm. Veprimtaria e përkushtimi i tij jetësor shkon përtej kornizës religjoze për kultivimin dhe promovimin e vlerave tona unike të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare.
Imzot Massafra me dashurinë dhe dimensionin universal të një humanisti, ka sakrifikuar shumë në misionin e tij në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes. Sot kemi dëshmitë shpresëdhënëse të dhjetëra familjeve, të cilat me ndërmjetësimin personal të Imzot Massafrës dhe në emër të besimit të tyre, i kanë falur gjakun njëra-tjetrës. Ka ardhur koha që ta kthejmë këtë shembull frymëzues paqeje dhe pajtimi të Imzot Massafrës në misionin e mbarë shoqërisë shqiptare për ta “arkivuar” një herë e mirë fenomenin e gjakmarrjes në “muzeun e historisë”.
Imzot Masafra ka një kontribut të qënësishëm në mikpritjen e mijëra vëllezërve dhe motrave kosovarë në Shkodër, të dëbuar si refugjatë gjatë kohës së luftës së Kosovës. Imzot Massafa simbolizon shembullin më fisnik të një arbëreshi të rikthyer në tokën e të parëve të tij, në përmbushje të “amanetit” të heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe të misionit të shenjtores tonë “Nënë Tereza”.
Presidenti i vendit, Ilir Meta
Ndërsa Imzot Massafra falenderoi Metën për vlerësimin dhe kujdesin e treguar ndaj Kishës Katolike.
Do vazhdoj të punoj e të jetoj për të mirën e kombit tonë dhe të Kishës, të cilës ia kam kushtuar dhe dhuruar jetën time. Këtë dekoratë ia kushtoj kishës martire në Shqipëri dhe të varfërve më të varfër, që ishin në zemrën e së Shenjtës sonë, "Nënës Terezë".
Imzot Angelo Massafra
Dorezo FLORINJTE E shkodraneve DHE te mijat GJITHASHTU PASTAJ ZOTI MUND te fale per ZULLUMET e TJERA .LEVIZJET MAJTAS E DJATHTAS (nje here me PRIFTIN PASTAJ me papen& SHUME here me imamin ) NUK JANE VAKSINA qe te sherojne ) BIOPSIA MUND TE TE KTHEJE NE GUROREN E SKRAPARIT .ME SHUME TI SHET PORDHE ME SHUME AMBIENTI QELBET HELMOHET .
Përgjigju