Presidenti Meta kërkon nga Facebook shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura

Presidenti Meta kërkon nga Facebook shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura

Presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar që qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër.

Presidenti Meta ka kërkuar nga rrjeti social Facebook që qeveria të vlerësojë me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe të mos i lërë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës.

Meta bën thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.

Presidenti Meta ka zbuluar edhe bisedën me kryebashkiaken e Shkodrës, Ademin sipas së cilës gjendja është e rënduar dhe kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet shtetërore.

'QEVERIA TË SHPALLË GJENDJEN E FATKEQËSISË NATYRORE NË ZONAT E PËRMBYTYRA NË SHKODËR! Situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumnjëve Drin dhe Buna, po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara.

Liqeni i Shkodrës, që ka shkuar në kuota maksimale ka përmbytur tashmë lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, ku niveli i ujit raportohet të jetë 40-50 cm. Në pak ditë, sipërfaqja e tokës nën ujë nga 1540 hektar është rritur në rreth 4000 ha dhe sipas paralajmërimeve të sotme të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet zgjerim i zonave të përmbytura, veçanërisht në NënShkodër dhe afër Liqenit të Shkodrës.

Alarmi i dhënë dhe situata në terren është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor, që pa vonesa të mëtejshme duhet të marrin të gjitha masat efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen.

Sot bisedova edhe me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila më informoi në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e drejtë të saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse.

Duke i garantuar të gjithë mbështetjen institucionale, kërkova prej saj, që Bashkia e Shkodrës të jetë në lartësinë e përmbushjes me përgjegjshmëri të detyrave në këtë situatë tepër të rënduar dhe të ketë në fokus kryesor shëndetin dhe jetën e banorëve.

Duke vlerësuar me përgjegjësi maksimale gjendjen e raportuar i bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.

Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të gjithë vëmendjen dhe ndihmën e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar edhe për shkak të pandemisë COVID-19.'- shkruan Meta.

 

 

Reshjet e dendura kanë sjellë edhe përkeqësim të situatës së përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës. Forcat e Armatosura kanë shtuar praninë në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur dhe pushtetit lokal për të përballuar situatën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 11/02/2021 19:39

    Likja eshte bere si imazhi i nje vampiri me kostum... fytyra e shemtuar e djallit... fytyre e fatkeqesine ..

    Përgjigju
  • O tej: 11/02/2021 18:33

    Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Boku: 11/02/2021 18:13

    Ky eshte me te vertete I lajthitur...ky njeri ogurzi she kobndjelles la marr rrolin e lajmetarit te vdekjes...zhdukeni sa me pare kete viruspresident duke ja kursyer agonine e dhe makthet e burgut per krimet qe ka bere kunder popullit shqiptar por edhe duke cliruar Shqiptaret nga ky njeri sketerre qe mban peng dhe kercenon te ardhmen e vendit...nuk ka shqiptar qe nuk e urren kete president lolo dhe gruan e tij qe eshte katandisur si nje Kuceder e lajthitur qe te grabis pushtetin dhe te vjedh e vrase Shqiptaret me ane te bandes kriminale lsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu