Presidenti Meta në Shkup: Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, hap i rëndësishëm për rajonin
Presidenti Ilir Meta, gjatë fjalimit të tij në Shkup
Presidenti Ilir Meta mori pjesë në një koncert festiv të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Meta shprehu në fjalën e tij përshëndetëse kënaqësinë që, në këtë përvjetor, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Meta e cilësoi këtë hap si mjaft të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.
Ky vit, ka qenë një vit i sfidave të mëdha, por edhe i shpresave të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin tonë. Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe që është mirëpritur nga të gjithë ne.Marrëveshja e Prespës është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin tonë. Për integrimet euro-atlantike, për paqen dhe sigurinë afatgjatë.
Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë.Ndaj le ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane, në mënyrë që t’u lemë brezave që vijnë pas nesh një rajon më të sigurtë, më të zhvilluar, por njëkohësisht edhe mundësi më të mëdha për të jetuar në të.
Ilir Meta, President
Duke vënë në dukje se ky vit shënon edhe 550-vjetorin e “vulosjes së përjetësisë së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Heroit Kombëtar të shqiptarëve, por edhe të Europës”, Presidenti Meta nënvizoi faktin se jeta, veprat dhe luftërat e tij janë udhërrëfyesi më i mirë për identitetin dhe përcaktimin e vendit në Europë. Në përfundim të fjalës, Presidenti i Republikës e falenderoi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për kontributin e dhënë ndaj një bashkëjetese të natyrshme midis qytetarëve shqiptare dhe maqedonas.
Në koncertin festiv kushtuar Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ora 09:28
Presidenti Meta në Shkup: Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, hap i rëndësishëm për rajonin
I pranishëm dhe violinsiti Shkëlzen Doli
Presidenti Ilir Meta me kryeministrin maqedonas Zaev
Presidenti Ilir Meta me kryeministrin maqedonas Zaev ,Presidentin e Kosovës Thaçi dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni
Presidenti Ilir Meta me kryeministrin maqedonas Zaev
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Si militantët e PD dhe Partisë së Metës bllokonin rrugët para SPAK dhe Tedi Blushi godiste furgonin e Policisë
14 Shkurt, 14:42
-
Pse SPAK dhe GJKKO reagojnë për protestën e mbështetësve të Veliajt dhe nuk thanë asnjë fjalë për protestat pro Berishës dhe Metës?
14 Shkurt, 14:35
-
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
13 Shkurt, 15:16
-
'5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës', Tedi Blushi: Kontroll me urdhër të Ramës, nga qimet e flokëve te çorapet për 20 minuta
12 Shkurt, 17:04
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
11 Shkurt, 19:33
-
'Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas', Metës nuk i 'del e keqja' me Braimllarin
8 Shkurt, 21:52
-
Protesta e opozitës/ Martin Leka në Report Tv: Pa njerëz, fjalimi i Berishës si në mbledhje partie, Meta s'tha asgjë të re
8 Shkurt, 20:02
Gjuha dhe veten Gjuha e te Pare"ve asht Identiteti i Kombit...!..shqiptaret po rrehen e genjehen prej Fese" edhe Kultit te Besimit,i cili financohet nga anti"shqiptaret..Ne Maqedoni.,megjithese Au"toktone..,Shqiptaret po asimilohen dhe radikalizohen..,duke rene ne gracken e Udb_se dhe te antishqiptareve..
Përgjigju