Presidenti Meta përballë spiunit Metaj

Presidenti Meta përballë spiunit Metaj

Për Ilir Metën, sinqerisht do uroja që ai të mos kishte lidhje me personazhin enigmatik të dosjeve të Sigurimit të Shtetit me akronimin I.M. që përkojnë me inicialet e emrit të tij. Nuk do ta dëshiroja për vetë faktin se Ilir Meta ka mbajtur funksione politike në tre postet më të larta kushtetuese që ka vendi ynë.

Si e tillë do të ishte turp e faqe e zezë për Shqipërinë, përballë opinionit botëror, që të rezultojë se ky politikan i niveleve të larta shtetërore ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të diktaturës komuniste. Dhe ajo që do na habisë më shumë do të ishte jo zbulimi i sotëm, por fakti që ai ka dalë i “pastër” nga komisionet e kaluara, gjë që do të vërë në dyshim gjithë dëshmitë që kanë marrë të ngjashmit e tij këto 30 vjet.

Ditët e fundit ai po akuzon Autoritetin e Dosjeve si manipulator të dosjes së tij. Çfarë nënkupton Ilir Meta me manipulim, domethënë që Autoriteti ka shtuar emrin e tij në dosje?! Nuk e di se me çfarë janë shkruar materialet në të, me makinë shkrimi apo me shkrim dore. Po në çfarëdolloj forme që të jenë, nuk ka asnjë mundësi që një dosje me letër format e vitit 1989, të manipulohet në vitin 2022. Sot e zbulon fare kollaj çdo ndërhyrje të jashtme në dokumente arkivore me jetëgjatësi këtu e 3 dekada më parë.

Ilir Meta është zotuar se më 1 shtator do të padisë në gjykatë Autoritetin e Dosjeve sepse, sipas tij, ka nxjerrë sekretin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në fakt, opinioni publik nuk priste këtë prej tij. Edhe në mos qoftë ai personazhi I.M në dosje, Ilir Meta duhet të deklaroheshe haptazi pro ndryshimit të ligjit që i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të verifikojë rishtaz ata individë që janë pajisur më herët me certifikatë pastërtie nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Siç theksova edhe më lart, nuk do ia uroja Ilir Metës këtë njollë, sepse nuk do doja ta shihja të ikur nga politika në këtë formë, por duke u mundur bindshëm në zgjedhje. Përbetimet e tij se do jetë edhe 25 vjet në politikë, tejkalojnë edhe vitet e funksionarëve të lartë komunistë që fundja 45 vjet qëndruan në politikë. Mjafton që ai e mendon këtë gjë, është për t’i vënë një vizë të madhe, sepse vetëm një i sëmurë pas pushtetit nuk ngopet me 32 vjet në politikë, por do t’i bëjë 57 të tilla.

Çfarë mund t’i japë shoqërisë ky person përveçse të qenit politikan?! Bota ka kaluar shumë personalitete politike që kanë bërë histori dhe ka ardhur momenti që kanë hapur krahun duke i dhënë shoqërisë së tyre në fusha të tjera profesionale. Ilir Meta është prototipi i njeriut që nëse shkëputet nga politika, nuk di çfarë të bëjë më në jetë. E pranon me kaq shumë krenari këtë gjë, a thua se është ndonjë arritje e madhe dhe duhet t’i jemi mirënjohës.

Më 1 shtator do shohim Ilir Metën t’i drejtohet gjykatës duke paditur një institucion i cili deri më sot ka marrë vlerësimet më të larta, brenda e jashtë vendit, për profesionalizmin dhe transparencën që ka treguar në dokumentimin e krimeve të komunizmit. Është meritë e këtij institucioni që shumë personazhe të njohur që vuajtën në diktaturë, mësuan të vërtetën e persekutimit të tyre, gjë që iu pamundësua për vite të tëra prej atyre që erdhën në pushtet në vitin 1992 si “antikomunistë të tërbuar”.

Po derisa të shprehet gjykata mbi padinë e Ilir Metës, Kuvendi i Shqipërisë do i ketë dhënë drejtim kësaj çështje, duke ia zgjidhur kësisoj duart Autoritetit për të verifikuar çdo të dyshuar të ri të dosjeve të vjetra. E bashkë me të do qartësohet edhe opinioni publik nëse Ilir Metës do duhet t’i drejtohemi si presidenti Meta apo si spiuni Metaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Serma: 24/08/2022 18:26

    Sa i pafytyre eshte aq sa nuk ka nje identitet te vetem

    Përgjigju
  • Ani: 24/08/2022 18:26

    Sdo zgjidhet ndenjehere kjo dileme me kete kriminelin e pashoq

    Përgjigju
  • goni: 24/08/2022 17:07

    hahahah heret ose vone del e verteta ne drit ca tbosh gjynah na vje por duhet t vuash pasojat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun