Presidenti Meta pret ambasadorin e ri Fabrizio Bucci: Italia partner i pazëvendësueshëm

Presidenti Meta pret ambasadorin e ri Fabrizio Bucci: Italia partner i pazëvendësueshëm

" Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik." kështu është shprehur presidenti Ilir Meta ditën e sotme teksa priti në një takim Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”. Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Më pas Meta është ndalur tek ndihma e dhënë nga Italia në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë ku ka shprehur mirënjohjen ndaj tyre si dhe besimin për vijimin e asistencës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, - tha Presidenti Meta, “janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”.

Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisin bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 10/01/2020 13:43

    Mjaft o hipokrit, o pis njeri se njesoj si me Cutillon do sillesh edhe me kete. Makthet e tua nga drejtesia e re ua nxjerr ambasadoreve, dhe kujt pale, atyre te vendeve mike si Italia dhe SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja