Meta sulmon hapur dhe ashpër SHBA-në pasi njohën zgjedhjet në Shqipëri: Boll më! Ja keni fut kot

Meta sulmon hapur dhe ashpër SHBA-në pasi njohën zgjedhjet në Shqipëri: Boll më! Ja keni fut kot

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka sulmuar hapur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi njohën zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Shqipëri. Kreu i shtetit shqiptar duke shpërndarë një reagim të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, sulmon direkt SHBA.

Por cfarë deklaroi ambasada e SHBA-së në Tiranë që irritoi Presidentin shqiptar? SHBA-ja i cilëson të rregullta zgjedhjet. Përmes një deklarate, ambasada u shpreh se ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan 'ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë'.

Referuar deklaratave të opozitës për mos njohje të zgjedhjeve, SHBA theksonte qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ylli Manjanit që përmes një reagimi në Facebook e falenderonte me ironi për ato që i cilëson si votime një partiake.

Për ish-ministrin, ambasada ia futi kot, pasi Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë legjitimitetin e këtyre votimeve. Për të gjithë statusin me të gjitha deklaratat kundër Amerikës në një mendje me Manjanin ka qenë edhe Presidenti që ka shpërndarë deklaratën në faqen e tij. Edhe më herët Meta ka dalë disa herë kundër qëndrimeve të ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake. Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot! Po kot fare! Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di! Nuk po them se kur do të mund të gjykonte se kjo dihet që ska për të ndodhur shpejt. Nuk e di a e di Ambasada që nuk ka ende gjykatë në këmbë dhe sikur nesër të fillojë puna për ringritjen e saj do të duhen të paktën 2 muaj, për të bërë një gjysëm gjykate. Se gjykata e plotë nuk bëhet dot pa u ngritur më parë gjykata e Lartë. Pastaj, një dreq e di sa muaj do të duhen për të shqyrtuar një padi eventuale, padi të cilën vetëm po e paraqiti prap Idajet Beqiri se ska kush tjetër. Opozita është përjashtuar me vendim kolegji nga këto zgjedhje.

Le pastaj që legjitimitetin e votimeve, ka kohë që nuk e shqyrton Gjykata Kushtetuese, që pas ndryshimeve të vitit 2003 në Kodin Zgjedhor. Legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor, në terma shumë strikte ligjore dhe përsëri me ndonjë padi të zotit Idajet. Të vetmen gjë që mund të gjykojë gjykata Kushtetuese, pas ngritjes së saj,qoftë dhe gjysmake janë dekretet e Presidentit. Gjykimi mbi këto dekrete do të fokusohet strikt në nevojën për ti dhënë një interpretim përfundimtar me efekt në të ardhmen dhe jo me efekte për këto votimet e partisë shtet. Edhe këtë gjykim do të mund ta bënte nëse Edi Rama çon deri në fund marrëzinë e shkarkimit të Presidentit. Pra do jetë një gjykim indirekt.

Ndërkohë, deri sa të ndodhin këto gjëra Edi Rama ka konsumuar plotesisht rrëmbimin e pushtetit lokal pa vota. Kështu që mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë. Nëse janë të gënjyer nga pushteti monist se do ju krijojë gjykatën, nuk mund të gënjehemi dot ne që jemi përfitues direkt prej asaj gjykate. Gjykatë e cila NUK DUHEJ MBYLLUR PËR ASNJË MINUTË! Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne! Boll më! P.S. nuk po ndalem fare tek vlerësimi tepër i lartë, që Ambasada i bën numërimit të votave ku po bëhet kërdia duke vjedhur!!!! Dhe meqë ra fjala ODIHR nuk kishte ende informacion për këtë çështje...

Postimi i Ylli Manjanit kunder SHBA-se qe shperndau Ilir Meta ne faqen e tij

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 02/07/2019 17:48

    Manjan si shume e hedh perpjete , Zgjedhjet paten mos pjesmarrje nga opozita dhe nuk eshte faji i mazhirances.Ne diktature nuk lejohen parti opozitare por ne demokraci kur nuk don te garosh kjo nuk eshte demokratike. Bile nuk ka me diktatoriale te besh presion mbi votuesit duke dale hapur.Kujdes Manjan se pipulli thot; menjemadhi i ziu tziotit dhe me USAn mos e kruaj shume se ta bejne qefin si te duash ti.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 02/07/2019 08:14

    Po çfarë dreqi kanë M M-të (Meta e Manjani)?!!!Amerika i falënderon edhe ata që s'votuan, dmth edhe Metën e Manjanin. Populli thotë: Amerika i qëllon me bukë, këta e qëllojnë me gurë...

    Përgjigju
  • Cubel breca: 02/07/2019 08:13

    Do iesh si qeni ne vresht,por me vjen keq qe akoma i qet tym o legen.Me mbeshtjem e SHBA ti do shkosh tek vendi i qenit do zoti Ti vjellesh te gjitha cke ber ne kurriz te shqiperis.Tradhetaret dhe matrapazet e shqiperis.shkurt legena.

    Përgjigju
  • agai skraparit: 02/07/2019 07:42

    ky qenka jo vetem fshatar por dhe i pagdhendur dhe jo 11 po dhe 12 wc po te kete prap fshatar ngelet!! zbriti fshati ne qytet hapi rrugen se te vret!!nuk behet skrapari perfundimisht! DREJTUAR ilir flori bllok metes

    Përgjigju
  • Ermal: 02/07/2019 07:21

    Presidenti i shqiperise, Shqetesimi juaj ishte siguria publike per diten e zgjedjeve. Zgjedhjet kaluan dhe publiku ishte i sigurt. Mision i kompletuar. Ske me pse vret mendjen. Nuk mundesh te gjykosh SHBA. SHBA ka nje sistem funksional ne cdo drejtim. Ti dhe sistemi jot je sot dhe historikisht totalisht i deshtuar. Cdo perfaqesues publiku qe ka deshtuar ne kete mase si ne shqiperi smeriton shanc te dyte.

    Përgjigju
  • Marius: 02/07/2019 05:37

    O Manjan plehra dhe mentori yt Meta ! Po kush u detyroi juve te dilni nga parlamenti , te lini mandatet e per me teper te mos futeni ne zgjedhjet lokale ?! Kete mut vete e gatuat e tani hajeni me hir a me pahir. Demokracia do e krijoi vete nje opozite europiane, jo hajdute ordinere si ti dhe Ilir Meta, harrova dhe Lulushen dhe ate plakun shpellar te Vicidolit

    Përgjigju
  • Yll Palla: 02/07/2019 04:08

    Sa gamor osht ky havdall dhe sa kopetent i duket vetja. Po kush po te pj..rdh ty o palle

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 02/07/2019 03:00

    JO VETEM NE SHQIPERI PO EDHE NE USA KA KORRUPSION POLITIK KJO DIHET BOTERISHT SE KORRUPSIONIN GJITHMONE E LUAJNE ZVNDIHMSAT TE NGARKUARIT ME PUNE SHQIP DAMARET PAS BYTHE SHQIPETAREVE U DUHET PRONOCIM NGA AMBASADORJA FUQIPLOTE OSE SEKRETARI I SHTETIT ASNJEHERE SHTETI AMERIKAN NUK BEN DILLE ME QEVERI SOCIALISTE E MBYTUR NE KRIM

    Përgjigju
  • Luli: 02/07/2019 02:50

    Eh po mjaft se e tepruat ju vemje politike . Besoj e dini se fundi juaj eshte firmosur Dhe eshte ceshtje kohe dhe asgje me shume. Ju jeni nje pjelle ogurzeze dhe pa identitet qe vendin po ju tregon koha. Do zhdukeni dhe pasurite mos I gezofshi kurre...

    Përgjigju
  • Good bye: 02/07/2019 01:11

    Kush can koken se na u irituaka nje president ne shkarkim e siper ,pa tru ,pa nje fare nuhatje politike qe do te haet me USA e na eshte hequr si cub deri tani E para gje qe duhet te beje eshte te jape dorheqjen ose ta beje si Alende por amannnnnn merre edhe Moniken se eshte me e padurueshmje femer ne bote

    Përgjigju
  • ERP: 02/07/2019 00:58

    Po i vjen mortja plehres dashte Zoti

    Përgjigju
  • Hasani: 02/07/2019 00:44

    Filloi ptape te pellase gomari

    Përgjigju
  • Vali: 02/07/2019 00:30

    Presidenti eshte nervoz? Shenje e mire!

    Përgjigju
  • Luto: 01/07/2019 23:56

    Iku koha juaj LSI e keqja e ktij vendi e mbeshtetur nga kriminel e familjar kriminelash...ju uroj vuajtje vuajtje dhe vetem vuajtje deri ne diten e fundit

    Përgjigju
  • Morri: 01/07/2019 23:40

    O president morri. Thone qe hajdutet jane frikacaket me te medhenj. Dhe ti po e verteton kur ske b.th te postosh koment tendin po poston te Ylli koke helmetes. Po gjithsesi prit mandaten nga SHBAja tani. Haje me nje luge mjalt qe mos te te duket e hedhur.

    Përgjigju
  • lola: 01/07/2019 23:33

    Kur do te futet ne burg Ilit FLORIRI hajduti i thesarit te shtetit. Kur do te futet ne burg ky person qe ka dore ne vrasje..... Kur do denohet ky plere qe ndolli luften vellavrasese..... Cfar duhet te bej me teper nje president....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta