Pas procesit zgjedhor të 30 qershorit, ka reaguar për herë të parë Presidenti Ilir Meta, i cili që në fillim uron të gjithë qytetarët që shmangën dhunën. Por që në fjali të parë, bie në sy qëndrimi i Metës për këtë proces zgjedhor, i shprehur në fjalën "votime socialiste", të thirrura nga kryeministri Rama. 

Njëjtë si me gjuhën e opozitës joparlamentare, Presidenti Meta flet për liderë që nxitin dhunën dhe fshehin skandalet, duke ju referuar në mënyrë të nënkuptuar qeverisë. Edhe opozita e cila në bashkitë e djathta sulmoi me dhunë disa KZAZ duke përdorur edhe bombat molotov, foli për dhunë të provokuar nga qeveria. 

"Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama. Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre" thotë Presidenti.

Me mjaft ironi i referohet rezultateve të pjesëmarrjes në votime.

"Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”", shkruan kreu i shteitt.

Në përfundim e mbyll reagimin e tij me postimin e një videoje nga Bashkia e Finiqit, në të cilën gjatë ditës së djeshme u shënua fenomeni i votimeve kolektive.

"Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video", shkruan Meta.

Por fenomeni i votimeve kolektive nuk është diçka e re për procesin zgjedhor në Shqipëri. Zgjedhja e kësaj video për publikim nga Presidenti Meta, si një 'provë' kundër procesit zgjedhor, në fakt flet shumë se në gjithë këtë proces, i cili për herë të parë nuk pati incidente apo cënime të zgjedhjeve.

Në përgjigje të kreut të Shtetit, Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, thotë se presidenti e ktheu figurën e tij në një agreson ndaj Shqipërisë. ‘Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë’, shkruan Spiropali në Facebook.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Meta hedh akuza për keq numërim të votave? Poston meme nga faqja e preferuar e Ramës

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar procesin e numërimit të votave. Në reagimin e tij të shkurtër, me vetëm një fjali, sipas Metës, mazhoranca është shumë e interesuar për shifrat, për rezultatet ndonëse është e vetme në këtë garë, si dhe hedh edhe akuzë për të keq numërim të qëllimshëm të votave të qytetarit.

Bashkangjitur saj, ka publikuar edhe një foto, e cila është marrë nga një ndër faqet më të pëlqyera të kryeministrit Edi Rama.

"Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik", shkruan Meta.


 

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta