Presidenti Ilir Meta ishte ditën e kaluar i pranishëm në një ceremoni të zhvilluar në Parisa, për 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Meta u ftua nga homologu i tij francez Emmanuel Macron, dhe mori pjesë gjithashtu edhe në Forumin e Parisit për Paqen.
Në këtë Forum, ishin të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës dhe njëri prej tyre ishte edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Presidenti shqiptar ka publikuar vetëm para pak çastesh një foto me Netanyahu në rrjetin social facebook, dhe shkruan se ndihet mjaft i nderuar për këtë takim.
“Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen,”- shkruan Meta krahas fotos.