Presidenti Meta takon stërnipin e Jeronim De Radës: Dashuria e Giuseppe de Munno-s për Shqipërinë, frymëzuese

Presidenti Meta takon stërnipin e Jeronim De Radës: Dashuria e Giuseppe de Munno-s për Shqipërinë, frymëzuese

Presidenti Ilir Meta dhe stërnipi i Jeronim de Radës, Giuseppe de Munno

Presidenti Ilir Meta ka takuar në kuadër të 106 vjetorit të pavarësisë së vendit, stërnipin e përfaqësuesit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada. Lajmi është bërë i ditur nga vet ai, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social "Facebook". Në të, Meta duket krah për krah Guiseppe de Munno-s.

Presidenti i vendit e cilësoi Guiseppe de Munno si një njeri që ndonëse e flet pak gjuhën shqipe, ka një dashuri për Shqipërinë që është vërtetë frymëzuese. 

Me  Guiseppe de Munno, stërnipin e përfaqësuesit të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, Jeronim de Rada. Edhe pse e flet pak gjuhën shqipe, dashuria e tij e madhe për Shqipërinë është frymëzuese.

Ilir Meta, President

Postimi i Presidentit Ilir Meta në rrjetin social Facebook

 

Jeronim de Rada njihet si poet, publicist, folklorist, filolog, mësues, themelues i letërsisë dhe kulturës arbëreshe. Ai lindi në Makia të Kalabrisë dhe mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Duke nisur nga viti 1861, De Rada do të shfaqej si një nga figurat më në zë të Rilindjes Kombëtare. Pas traktatit "Parimet e estetikës" (Principii di estetica, 1861) botoi veprat "Lashtësia e kombit shqiptar" (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe "Rapsodi të një poeme arbëreshe" (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), të cilat luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Jeronim de Rada hyri  më tej në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe personalitetet kulturore evropiane, dashamirës të Shqipërisë, si dhe ndoqi me interes të jashtëzakonshëm ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha edhe me revistën "Flamuri Arbrit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur