Nikoll Lesi: Presidenti Meta të firmosë zgjedhjet vendore në 6 bashki

Nikoll Lesi: Presidenti Meta të firmosë zgjedhjet vendore në 6 bashki

Presidenti Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk do ketë përsëritje të zgjedhjeve vendore në krejt territorin e Republikës, pra njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku mori pjesë vetëm PS dhe Edi Rama i mori të gjitha bashkitë si asnjëherë tjetër në këto 30 vite.

I drejtë apo jo, ky vendim i gjykatës nuk diskutohet, pasi ajo është gjykata superiore në Republikën e Shqipërisë, ndonëse indirekt vendimi çimenton pushtetin e kryeministrit Rama dhe me sa duket do jetojmë gjatë nën “mbreterinë” e re të Surrelit.

Ç’të bëjmë kur PD dhe LSI ikën nga parlamenti dhe nuk pranuan të futën në zgjedhjet vendore, ku së paku Edi Rama nuk do të kishte mundësinë numerike të ndryshonte Kushtetutën siç deshi vetë dhe as të arrinte numrin e votave për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Por Basha dhe Kryemadhi ia dhuruan vetë gjithë pushtetet Edi Ramës, i cili falë mbipushtetit dhe oratorisë mjeshtrore, ka zaptuar krejt shtetin.

Tani kemi një PD të sakatuar dhe një LSI që nuk e shikon dot me sy Lulzim Bashën.

Ndërkohë dje Gjykata Kushtetuese dha vendimin final pro PS, duke lenë të hapur udhën e dekretimit nga Presidenti Meta për zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki. Siç dihet bashkia e Shkodrës, Durrësit, Lushnjës, Vorës, Rrogozhinës dhe Mallakstrës janë pa kryetarë të zgjedhur, sepse kanë dhënë dorëheqjen ose arsye të tjera madhore. Disa herë është kërkuar të dekretonte zgjedhjet në këto bashki Presidenti i Republikës, por duket se kishte shpresa se mos gjykata kushtetuese do ti rrëzonte zgjedhjet e 30 qershorit e indirekt jepte të drejtë Ilir Metës për çdekretimin e tyre e si rrjedhojë rrëzohej edhe vendimi i parlamentit shqiptar për shkarkimin e Presidentit.

Tashmë nuk ka asnjë udhë tjetër për Presidentin, pasi është shah-mat nga Kushtetuesja, ndaj kot sa vonon shpalljen e dekretit për zgjedhje në këto bashki, të cilat nuk administrohen prej muajsh.

Të mos harrojmë se janë dy bashki të mëdha në lojë, të cilat mund të jenë një indikator serioz për kuotat politike të mazhorancës dhe opozitës. Shkodra dhe Durrësi janë dy prej bashkive që presin dekretin e Presidentit Meta.

Ndaj Ilir Meta nuk ka arsye të vonojë dekretin.

Në të vërtetë, prapë futet në lojë politika e ditës në dëm të dekretit presidencial. PD-ja mbetet e ndarë dhe e rrënuar, ku ish-kryeministri Berisha ka kërkuar me ngulm që me 11 dhjetor të marrë drejtimin e PD-së, ndonëse nga ana juridike do të vonojë marrja zyrtare e vulës, në mos e pamundur sepse çështja do shkojë në gjykatë. Gjykata do ta vonojë disa muaj apo vite. Kështu që historia e vulës së PD-së do njohë episode komike.

Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë ndodh në PD, Presidenti Meta është i detyruar të dekretojë zgjedhjet bazuar në vendimin e djeshëm të gjykatës kushtetuese. Nuk mund të presë dekreti presidencial në varësi të duelit në PD, sepse ky kthehet në dekret preferencial salist.

Natyrisht që palët duhet të jenë gati në çdo çast që del dekreti, i cili nuk duhet të vonojë, bile pa kapur festat e Nëntorit.

Nëse Presidenti nuk dëshiron të firmosë dekretin, atëherë ai bën lojë politike dhe kjo e dëmton reputacionin e tij që ishte lart deri më 2 mars 2020.

Nëse firmos tani sipas Kushtetutës dhe logjikës atëherë në zgjedhjet vendore do futet PS, LSI dhe PD me vulën e Bashës, sepse ish-kryeministri Berisha nuk mund ta marrë siglën PD, pa kaluar nëpër gjykata.

Natyrisht që kjo do të sillte një duel treshe PS-PD-LSI ku prapë Edi Rama duket në favor me një PD të shkatërruar.

Po qe se PD-ja rri në me vulë te Basha, pas dekretimit, mundet që ish-kryeministri Berisha të dalë me kandidatë të pavarur kundër të treve ose të mbështesë partinë e Monika Kryemadhit në bashkitë pa kryetarë.

Në të gjitha kalkulimet politike duhet që Presidenti Meta të firmosë zgjedhjet, por duke lenë mënjanë politikën e ditës.

Në të kundërt, shtyrja e dekretimit, pa afat, do të sjellë që akuzat do kthehen në fakte se Ilir Meta pret rimarrjen e PD-së nga Sali Berisha e ku të dy do krijojnë një FRONT ANTI-RAMA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Ismajli është gati për Juventusin', rikthehet Christian Panucci: FSHF s'e njihte Ardianin, unë e solla në Kombëtare

'Ismajli është gati për Juventusin', rikthehet Christian Panucci: FSHF s'e njihte Ardianin, unë e solla në Kombëtare