SHBA - Forca e partneritetit mes Romës dhe Washingtonit dhe zgjedhet parlamentare, që do të zhvillohen pas pak ditësh në Itali dhe roli i saj kyç në Evropë ishin ndër temat kryesore, që u diskutuan në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit italian Xhorxho Napolitano dhe homologut të tij Barack Obama mbi situatën politike dhe ekonomike në vend.
Napolitano ka informuar Obamën mbi situatën politike dhe ekonomike në vend ku tha se Italia ka bërë një progres të madh në këto 14 muaj, gjë që mund dhe duhet të vazhdojë dhe me qeverisjen e Mario Montit, progreset duhet të vazhdojnë.
Ndërsa presidenti amerikan gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me liderin italian tha se Napoletano ka qenë një udhëheqës i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Italinë, por për gjithë Europën dhe se është një mik i mirë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur falenderimet e tij “për kontributin e Italisë në misionet ndërkombëtare”, siç është ai më i rëndësishmi në Afganistan.
Gjithashtu liderët kanë theksuar se bisedimet e ardhshme për të arritur një marrëveshje mes SHBA-së dhe BE-së mbi tregun e lirë do të jetë një hap historik pasi do të forcojë prosperitetin ekonomik mes dy kontinenteve. Kjo iniciativë do të hapë rrugën për marrëveshjen tregtare më të madhe në marrëdhëniet historike në të dy anët e Atlantikut.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com