Presidenti, Ndoka: Berisha
i ka votat, Rama bëri bllof

TIRANE-  Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur se Berisha i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe pa konsensusin e partive të opozitës. Duke këmbëngulur dhe njëherë në kundërshtinë e tij për ndryshimet kushtetuese të realizuara në prill të vitit 2008, kreu demokristian u shpreh se pavarësisht se Edi Rama nuk e meriton një president konsensual, vendit i duhet një kryetar shteti që të mos vijë nga njëra palë por të jetë simbol i unitetit të popullit.

“Zgjedhja e Presidentit nuk e rrëzon Berishën, pasi ai ka të garantuara votat për për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Por problemi është se Berisha duhet të tregojë tolerancë dhe respekt për institucionet e pavarura që burojnë nga Presidenti. Prandaj kreu i shtetit duhet të jetë konsensual dhe të zgjidhet me konsensusin sa më të gjërë të mundshëm”, ka qënë deklarata  e kryetarit të PDK, Nard Ndoka për gazetën “Shqiptarja.com”.

Ai tha se marrëveshja me Ramën ka qënë vetëm për përmirësimin e Kodit, ndërsa tani gjithësecili duhet të shohë punën e vet. Sipas tij "bllofi me letra të hapura e nxori bllof Ramën në politikë”
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti gjerman Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt