Presidenti në dorën e mandatit
"Seseri", aritmetika e zgjedhjeve

Presidenti në dorën e   mandatit<br />
TIRANE- Me një mandat të lënë pas kthimit të Rudina Seserit në SHBA dhe me një aleancë "brenda llojit", Partia Socialiste do të kishte të gjitha mundësitë që të bllokonte votimin e një presidenti të propozuar si kandidaturë e PD-së dhe brenda radhëve të saj, ashtu siç nuk dëshiron, jo vetëm opozita, por edhe faktori ndërkombëtar.

Në maj 2009, Rudina Seseri, duke folur si eksperte e investimeve nga FAIR HAVEN CAPITAL, kompanisë në fondet e investimeve në SHBA, jepte 11 ide ku mund të investonin shqiptarët në kohë krize, si në depozita bankare, imobiliare, kredi, shkollim, teknologji apo bono thesari. Tre vite më vonë, pas dorëheqjes nga mandati në dhjetor 2011, Rudina Seseri është eksperte me kohë të plotë në kompaninë amerikane me qendër në Boston, pa ia patur idenë se sa vlerë ka patur një mandat i saj i lënë para zgjedhjeve presidenciale, duke rrezikuar humbjen e një mandati të vlefshëm, të cilin opozita po e kërkon me të drejtë, por që pozita, në mos do ta marrë, do ta mbajë peng për disa javë, duke e përdorur për zgjedhjen e pasuesit të presidentit Topi.

Alarmi i opozitës për një mandat të mbajtur peng, nuk është ekzagjerim. Të paktën duke parë "plan-vendosjen" e deputetëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Grupi parlamentar i PD-së, aktualisht ka 65 deputetë dhe ka nevojë edhe për 6 deputetë që të sajojë një president, siç ka kërkuar me ngulm kryeministri Berisha, një propozim nga PD-ja.

Përballë është grupi parlamentar i PS-së, me 63 deputetë, të cilit i duhen më shumë deputetë se shumica për të bllokuar një president alla-PD. Mes tyre janë 7 deputetët e grupit parlamentar të LSI, prej të cilëve vetëm 4 janë të partisë së Ilir Metës, si ai vetë, Lefter Koka, Vangjel Tavo dhe Nasip Naço, ndërsa Ismail Hoxha, Mehmet Xheka dhe Rajmond Hoxha janë tre deputetë të dhënë hua nga PD-ja që LSI të bënte një grup parlamentar.

Pak më tutje, po në mes të PD-PS janë të ashtuquajturit deputetë të "Pavarur", kryerepublikani Fatmir Mediu, çami Shpëtim Idrizi, greku Vangjel Dule dhe i ribëri socialist Dritan Prifti. Mediu dhe Idrizi, për hatër të bashkëqeverisjes, ku kanë marrë nga një llokmë, mund t'i bashkohen kandidaturës së PD-së për një president të propozuar nga Berisha. Por me 65 deputetët e PD-së dhe 3 deputetët e saj që janë në grupin e LSI, bëjnë vetëm 70 deputetë, duke mos kapur numrin 71 ku është katandisur pas marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama në prill 2009, zgjedhja e kreut të shtetit.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës