Presidenti, ngushëllim për ndarjen
nga jeta të violinistit Ibrahim Madhi

Presidenti, ngushëllim për ndarjen<br />nga jeta të violinistit Ibrahim Madhi
TIRANË- Presidenti Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të violinistit dhe artistit të popullit shqiptar, Ibrahim Madhi.
 
Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh “ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të violinistit të talentuar dhe artistit të popullit shqiptar, Ibrahim Madhi”.
 
 “Të nderuar familjarë të Ibrahim Madhit, Artisti i Popullit, Ibrahim Madhi, të cilin e kemi dëgjuar për vite e vite të tëra, sot, e mbylli violinën e tij dhe u nis drejt përjetësisë. Na la ndjenjën e pakufishme të respektit, të mirënjohjes dhe të vlerësimit për Artin dhe Artistin”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të presidentit.
 
“Një vendi dhe një populli si ky yni i duhet shumë muzika, arti i madh dhe i vërtetë, ai që na bën më njerëzorë, më të dashur dhe më paqësorë. Këtë mision fisnik e bëjnë njerëz të rrallë, që edhe me ikjen e tyre, na lënë mesazhe të pashlyeshme. Familja, të afërmit, shokët, miqtë, të gjithë ne, shqiptarët kudo ku jemi, ndiejmë dhe kuptojmë se nuk ka vdekje për violinistin e madh, Ibrahim Madhi, për sa kohë muzika e tij do të jetojë.” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të Shtetit shqiptar.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane