Tirane, 10 Shkurt/ ATSH/.-Presidenti i Republikës, Sh.T.z. Bujar Nishani dënoi me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim që ndodhën sot në Tiranë.
Në një njoftim të zyrës së shtypit, thuhet se , Presidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve  të këtyre akteve.
Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.
/f.n/