Presidenti Nishani emëron
Elvis Çefën, nënkryetar të KLD

Presidenti Nishani emëron<br />Elvis Çefën, nënkryetar të KLD
TIRANE -  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani emëroi sot  Elvis Çefën në postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kandidatura u hodh në votim dhe mori unanimisht votat pro të të gjithë anëtarëve të KLD-së.

Kryetari aktual i AKKP-së, njëherësh dhe anëtari i KLD-së i zgjedhur nga parlamenti ishte kandidatura me e favorizuar për të qënë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo për shkak se, jo vetëm që posti i nënkryetarët e këtij institucioni ka qënë gjithmonë i përfaqësuesit të parlamentit në KLD, por edhe për shkak të marrëdhënieve shumë të mira të Cefës me presidentin e sapo zgjedhur.

Gjatë muajit prill, Presidenti Bamir Topi propozoi kandidaturën e gjyqtarit Ilir Mustafajt, i përzgjedhur nga komuniteti i gjyqtarëve, por u kundërshtua nga ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, i cili në atë periudhë akuzonte Topin se me propozimin e tij po shkelte kushtetutën e vendit. Sipas ministrit Halimi, ligji për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, parashikon që nënkryetari të zgjidhet një përfaqësues i parlamentit. Sipas Halimit kjo parashikohej në nenin 147 pika e 3 e kushtetutës, por që në nuk është marrë në konsideratë nga presidenti Bamir Topi. Madje emërimi në këtë post u bë sulm akuzash dhe kundërakuzash mes kryeministrit Sali Berisha dhe Topit, pak muaj para përfundimit të mandatit të tij si president.
Pas këtij debati, procesi u la në heshtje, deri sa përfundoi dhe koha që kishte në dizpozicion presidenti Topi për të mbledhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që nga largimi i Kreshnik Spahiut, për të drejtuar Aleancën Kuq e Zi, e deri më tani, KLD-ja ishte pa nënkryetarin e saj.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtuar nga ai gati dy javë pas marrjes së detyres si President i Republikës, Bujar Nishani  që mban dhe postin e kryetarit të këtij institucioni, i përcolli 2 mesazhe gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Mesazhi i parë ishte për gjyqtarët e pavarur: “Qëndrim në krah dhe në mbrojtje të personalitetit, dinjitetit, pavarësisë dhe sigurisë profesionale gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrës. Mesazhi i dytë për gjyqtarët e korruptuar. “KLD do ju jetë pas si kundërshtarin më të ashpër. Është kohë që praktikat në shkelje të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë gjyaktësit që i mohojnë të drejtën qytetarit të identifikohen publikisht”-nënvizoi presidenti Nishani në mbledhjen e zhvilluar sot paradite.

NE VEND TE ZENELIT EMEROHET KRYESISHT FADRI ISLAMI
KLD emëron Fadri Islamin, gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës, të luajë rolin e kryetarit të kësaj gjykate deri në momentin kur KLD të përzgjedhë se kush do të jetë zëvendësuesi i Artan Zenelit. Ky i fundit në fund të muajit korrik u emërua nga parlamenti si anëtar i Gjykatës së Lartë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!